Operacion anti-drogë në Tiranë, kapet 43-vjeçari me kokainë në makinë te 'Varri i Bamit'

Operacion anti-drogë në Tiranë, kapet 43-vjeçari me kokainë në makinë te 'Varri i Bamit'

Kokaina e sekuestruar

TIRANË-Sekuestrohen disa doza lëndë narkotike kokainë gjatë një operacioni në rrugën “Xhanfize Keko” te “Varri i Bamit”, ndërsa është arrestuar poseduesi, F. Sh. 43 vjeç banues në Tiranë.

Gjatë operacionit të koduar "Driver" u bllokua edhe makina e të arrestuarit e telefoni. Sipas policisë, hetimi dhe më pas operacioni për kapjen e 43-vjeçarit nisi pas informacioneve në rrugë operative se merrej me tregtimin e drograve të forta, kryesisht kokainë.

Të arrestuarit iu gjet 106.8 gram kokainë gjatë kontrollit të ushtruar  në automjetin tip “Benz”. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit F. SH

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja