Operacion anti-drogë në Tiranë/ Arrestohen dy të rinj me rreth 4 kg heroinë dhe armë

Operacion anti-drogë në Tiranë/ Arrestohen dy të rinj me rreth 4 kg heroinë dhe armë

Arma, droga dhe sendet e sekuestruara nga policia dy të arrestuarëve

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në  Tiranës ku janë vënë në pranga 2 persona si dhe janë sekuestruar 3.9 kg heroinë, gati për t'u shpërndarë. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se të arrestuarit janë Donald Llupo 18 vjeç dhe Klajdi Balla 23 vjeç, të dy nga Berati, por banues në Tiranë.

Gjithashtu atyre u është sekuestruar edhe një armë zjarri, shkop gome, doreza metalike elektrike, neutralizues etj. Operacioni është zhvilluar gjatë orëve të natës pranë stadiumit Dinamo, po ashtu përveç të arrestuarve janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë.

Policia thekson se operacioni është zhvilluar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe gjatë kontrollit të në një çantë krahu që mbante Balla, në xhepin e brendshëm është gjetur një qese transparente, brenda së cilës ishte heroina.

Nga kontrolli i banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës një armë zjarri pistoletë tip TT me dy krehra metalik dhe 21 fishekë, një shkop metalik me hapje, si ato të punonjësve të Policisë dhe pjesa tjetër e heroinës. Operacioni ka vijuar me kapjen Donald Llupos, pasi gjatë kontrollit iu gjet një përforcues grushti metalik, një elektrik paralizues dhe heroinë.

Arma, droga dhe sendet e sekuestruara nga policia dy të arrestuarëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën