SHKODËR -  Komisariati i Policisë Shkodër në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike.
 
Gjatë operacioneve të shtrira në pesë fshatra kanë asgjësuar mbi 7 mijë rrënjë kanabis.
 
Bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
-Në fshatin Palaj, në Shoshë,në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar: 13 parcela me 4302 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. 

-Në fshatin Pepsumaj, në Shoshë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar: 4 parcela me 1370 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. 

–Në fshatin Kasnec, në Pult, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar: 350 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. 

-Në fshatin Vuksanaj, në Shalë, Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar: 13 parcela me 920 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. 

-Në fshatin Pjollaj, në Shalë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar: 2 parcela me 503 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)