Operacion i madh anti-drogë në Itali/ Arrestohen 101 persona, mes tyre bosi i drogës që e kishte shpallur veten 'Skënderbe' (VIDEO)

Një operacion i madh anti-drogë i quajtur ‘Skenderbeg’ është zhvilluar në Catania të Italisë, duke çuar në pranga 101 persona, të cilët akuzohen për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Dyshohet se 101 personat e arrestuar në këtë operacion kanë lidhje me Lorenzo Michele Schillaci, një prej liderëve të rinj të Cosa Nostras i cili identifikohej me 'Skënderbeun', heron shqiptar të viteve 1400.

Rreth 500 oficerë morën pjesë në këtë aksion që filloi para agimit, duke "çmontuar" 12 sheshe të tregtimit të drogës, me rrënjë në rrethin e San Giovanni Galermo, midis Egadi, Capo Passero, Pantelleria dhe Ustica, bastion historik i trafikut dhe shitjeve të drogës.

Jo pa qëllim edhe operacioni është quajtur 'Skënderbeg', por ndërkaq deri më tani mediet italiane nuk bëjnë me dije nëse ka shqiptarë të arrestuar.

Të arrestuarit janë të përfshirë në krijim të shoqatës mafioze, krijimin e grupit kriminal që synon trafikimin dhe shitjen e drogës dhe armëmbajtje pa leje.

Mediat fqinje kanë nxjerrë pamjet të mbledhura nga grupi hetimor, ku duket qartë mënyra sesi anëtarët e bandës shkëmbenin lëndën narkotike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës