Një operacion i rrallë ka ndodhur në Kosovë, duke i shpëtuar jetën një të riu. Mjekët i kanë hequr një plumb nga kraharori, shumë afër zemrës, 20-vjeçarit.

Gjithçka ka zgjatur vetëm 19 minuta, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga doktori kosovar, Salih Krasniqi.

“OPERACION I RRALLË DHE PËR HERË TË PARË NË KOSOVË. Heja e predhes (plumbit nga krahrori i majt afer zemres me metoden VATS (pa hapje te krahrorit) te nje djal 20 vjeçar. Operimi ka zgjatur 19 minuta. Ekipa operatore: Dr.Salih Krasniqi , dr. Saud Maliqi, dr. Fitim Selimi . Dr. Shqiptar Demaqi dhe dr.Arsim Latifaj”, shkruan doktori. 

doktori
(Postimi i doktorit Salih Krasniqi)

d.c./shqiptarja.com