Të paktën 11 palestinezë janë vrarë gjatë operacioneve ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor. Këtë e ka njoftuar Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah, duke saktësuar se 4 persona, përfshirë një katërmbëdhjetë vjeçar dhe dy nëntëmbëdhjetë vjeçarë, u vranë në Akaba. Ndërkohë që shtatë persona u plagosën.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë raportuar se dy sulme të veçanta ajrore ishin kryer në zonën e Jeninit, ku ishin goditur ‘celula të armatosura terroriste’. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Ramallah, të paktën persë persona u vranë në sulmet ajrore në Jenin, ndërsa dy palestinezë u vranë gjithashtu dhe tre u plagosën rëndë pranë qytetit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Dronët e Hezbollah godasin veriun e Izraelit, shtatë të plagosur! Putin i kërkon Khameneit: Sulmi i Iranit të shmangë civilët











