Të favorizuar nga periudha e pandemisë covid-19, 22 persona kanë krijuar skemën e tregtisë në rrjetet sociale duke shmangur tatim taksat dhe detyrimet doganore. Sipas dosjes së siguruar nga ReportTv, prokuroria ka lëshuar 22 urdhër arreste 16 prej të cilave janë ekzekutuar nga Policia e Tiranës, 9 prej të cilave, gra.
Report Tv ka zbardhur emrat 16 të arrestuarve: Melseda Gega, Erisa Ismaili, Klodian Vladi, Erjol Kaftirani, Jovan Qemeri, Pranvera Rrapushi, Estenela Kola, Erta Xhetani, Elona Rexhepi, Arlinda Dalipaj, Gentjan Lleshaj, Jonida Kromidha, Sara Rizaj, Shkëlqim Pelinku, Behar Bici, Rezarta Gjika.
Prokurori Bledar Valikaj që ka ndjekur këtë hetim ka konluduar se faqet onlinë sic janë të renditura në këtë tabelë, kanë tregtuar produkte pa faturë shoqëruese duke përdorur shërbimin postar privat, por nga ana tjetër nuk kanë zhdoganuar asnjë mall në pikat kufitare të vendit.
“Për këtë fakt janë bërë këqyrjet e llogarive online në rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook me të dhëna kryesisht mbi veshjet (brande dhe firma të ndryshme) dhe produkte të higjienës personale. Këto produkte në disa prej rasteve shiten me çmim më të lartë se produkti origjinal ose në raste të tjera kanë çmim më të ulët duke lënë dyshime të arsyeshme për mënyrën e futjes së këtyre produkteve në treg apo cilësinë dhe origjinalitetin e tyre”, thotë Prokuroria.
Ky është vazhdimi i operacionit të nisur pak muaj më parë “fast delivery” në të cilin u goditën disa magazina doganore dhe u sekuestruan mallra me vlerë të konsiderueshme.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se, këta persona nëpërmjet faqeve online, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.
Ndërsa zyrtarisht prokuroria ka ngritur ndaj tyre “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial”.
Report Tv ka zbardhur emrat 16 të arrestuarve: Behar Bici, Elona Rexhepi, Arlinda Dalipaj, Shkelqim Pelinku, Gentian Lleshaj, Rezarta Gjika, Klodian Vladi, Jovan Qemeri, Jonida Krodhima, Erisa Ismaili, Estela Kola, Sara Rizai, Erta Xhaferri , Erjol Naftirani, Pranvera Rrapushi, Melseda Gega.
Urdhër-arrestet të prokurorit Bledar Valikaj, të miratuara nga gjykata, vjen si vazhdim i operacionit të nëntorit të vitit të kur u zbuluan 6 magazina industriale në kryeqytet që merreshin me kontrabandë mashallash tekstile duke shmangur detyrimet tatimore dhe kryer evazion fiskal.
Këto magazina kishin krijuar një skemë kontrabande që ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit. Shitjet bëheshin në të gjithë Ballkanin.
Në magazinat e bllokuara janë sekuestruar pakon e mallrave kontrabandë, pa faturë fiskale. Të arrestuarit në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria në mënyrë kontrabandë pa iu nënshtruar tarifimit doganor dhe duke shmangur detyrimet tatimore. Nga kontrolli është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjislacionit përkatës. Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurrencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se, këta shtetas nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh (mallrash), të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Pakot postare me produkte të 31 kompanive nuk shoqëroheshin me kupon tatimor. Produktet shiteshin me çmime më të lira, dyshohet se kanë hyrë kontrabandë ose janë produkte false. Faqet online kryenin kontrabandë, në 3 vite nuk kanë kryera asnjë import apo eksport.
Report Tv ka zbardhur emrat 16 të arrestuarve për evazion fiskal nëpërmjet shitjeve online. Bëhet fjalë për një skemë kontrabandë me shitjet online dhe kryesisht për materiale si kozmetike, veshje dhe aksesorë.
Report Tv ka zbardhur emrat 16 të arrestuarve: Melseda Gega, Erisa Ismaili, Klodian Vladi, Erjol Kaftirani, Jovan Qemeri, Pranvera Rrapushi, Estenela Kola, Erta Xhetani, Elona Rexhepi, Arlinda Dalipaj, Gentjan Lleshaj, Jonida Kromidha, Sara Rizaj, Shkëlqim Pelinku, Behar Bici, Rezarta Gjika.
Për administratorët e 25 subjekteve që sheshin mallra online është vendosur arrest me burg nga gjykata.
“Këto subjekte duhet te hetohen pasi veprimet e tyre plotësojnë tërësisht elementet e figurave te veprave penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” të parashikuar nga nenet 174,180,181”, thuhet në vendim.
1. A. H administrator i dy faqeve Online London Fashion dhe Bo Boo Fashion
2. E. I administratore tek subjekti Pure Parfume
3. K. V administrator i subjektit Klodi Store
4. E. K administrator i faqes King Bro Style
5. J. Q administrator i faqes Bli Veshje
6. A. S administrator i faqes online Jaguar kids
7. P. Rr administratore e faqes Gral
8. E. K administratore e faqes Fansi Shop
9. E. Xh adminsitratore e faqes EMY SHOP
10. E. R administratore e faqes Luxmoda
11. M. B administrator i faqes online Zero Absolute
12. A. D administratore e faqes Garderoba ime
13. G. Ll administrator i faqes Outlet Shoes
14. I. D administrator i faqes Tutto casa.al
15. M. G administratore e faqes HM Original Fashion
16. J. K administratore e dy faqeve online Chic&Posh Uk dhe Lulita.Uk
17. S. R administratore e faqes online Dars.Al
18. Sh. P administrator i faqes Pelinku Store dhe subjekt fizik Shkëlqim Pelinku
19. B. B administrator i faqes Carpet Diem
20. R. Gj adminsitratore e faqes Divino Shoes
21. E. Ç administrator i faqes online BeCool
22. E. Z S administratore e faqes online Natura Vita Health
Do i behen halal prokuroris edhe policise ato mallrat. Do i shikoni tani me trona dhe Kupuce te reja. Policet jan gjithmone te favor edhe nga Bicikleta dhe makina te vjedhura qe i perdorin per vete.
Përgjigju