Një operacion antimafia është zhvilluar në rajonet e Italisë, Crotone, Cosenza, Parma dhe Milan ku janë arrestuar 43 persona. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në grup kriminal, kërcënime dhe korrupsion.
Sipas të dhënave paraprake në fokus të këtij operacioni janë anëtarët e klanit Ndrangheta. Në prill të këtij viti, grupi kriminal mafioz pati një tjetër goditje, pas arrestimit të Pasquale Bonavota i cili akuzohet si drejtues i organizatës kriminale më të fuqishme në Itali.
Ndaj klanit kalabrez pati edhe një megaoperacion në janar 2021, në një megaproces ku më shumë se 320 mafiozë dhe bashkëpunëtorët e tyre u përballën me një sërë akuzash, duke përfshirë zhvatje, trafik droge dhe vjedhje.
Gjykata shpalli fajtorë 70 të pandehur, në atë që konsiderohet si një nga gjyqet më të mëdha kundër mafies në Itali.