Itali - Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pas një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të armëve.
Ndërkohë sipas mediave italiane dërguesi i dyshuar i arsenalit u ndalua në Shqipëri, në Hanin e Hotit.
Aksioni i Guardia di Finanza erdhi pas një kontrolli, të një makine me targa shqiptare i cili po hynte në Itali nga pika kufitare sllovene Sant'Andrea. ‘Minivani’ mbante pesë pasagjerë dhe dy shoferë, të gjithë me origjinë shqiptare.
Nervozizmi i shoferëve ngjalli dyshime tek policia, e cila kreu një kontroll të plotë të bagazheve. Në një valixhe jashtëzakonisht të rëndë, u zbuluan tre Kallashnikov AK-47 të fshehura midis rrobave, ndërkohë kontrollet e mëtejshme çuan në zbulimin e dy pushkëve të tjera, pesë karikatorëve dhe 356 fishekëve.
Armët, fishekët dhe celularët e të arrestuarve u sekuestruan si provë materiale.
Komente








