Goditet banda e shqiptarëve që mashtroi italianët me Call Center! U zhvati 4.7 mln euro, 14 urdhërarreste! Operacioni i përbashkët Shqipëri- Itali

Miliona euro u janë zhvatur italianëve nga një "Call Center" i ngritur në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Në pranga kanë rënë 9 persona nga 14 urdhërarrestet e ekzekutuara dje (26 korrik 2023)  në kuadër të një operacioni të koduar "Fitimet e Endrrave", ndërsa vijon kërkimi për 5 të tjerë.

SPAK dhe prokuroria e Pordenones, Itali, njoftuan sot se kemi të bëjmë me vijimin e një operacioni të ndërmarrë në tetor të 2022. Por këtë herë u identifikuan dhe arrestuan drejtuesit dhe përgjegjësit e call centerit përmes të cilit u janë zhvatur 4.7 milionë euro italianëve.

Fitimet e ëndrrave
Operacioni u kodua “Dream earnings’ (në shqip: Fitimet e ëndrrave) dhe hetimet nisën pas denoncimit të një shtetasi italian në Pordenone.

"Eshtë rezultat i veprimeve të zhvilluara hetimore pas kontrolleve, sekuestrimeve të pajisjeve elektronike që u kryen në datën 25 tetor të vitit të kaluar pranë një call centeri në rrugën “Dritan Hoxha” pranë kompleksit Karavan, kati i dytë. janë administruar 140 kallëzime të personave të dëmtuar në Itali dhe shuma e parave të personave të dëmtuar shkon 4.7 milionë euro" deklaroi prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi sot në një konferencë për median së bashku me autoritetet italiane pjesë e hetimit.

Arrestimet në Shqipëri
Janë ekzekutuar 9 masa sigurie, nga të cilat 5 "Arrest në burg", dhe 4 "Arrest në shtëpi" dhe 5 në kërkim

"Arrest në burg", për shtetasit
Hamit Dobi
Erion Kastrati
Aldo Pasku
Gjin Shelnishta
Mojsi Zuna.

‘Arrest në shtëpi" për shtetasit
Greta Gjoci
Olta Toci
Rezarta Ibrahimi
Silvana Veliu

Në kërkim shtetasit B. Ç., O. C., B. GJ., A. M., dhe F. B

Këto arrestime janë në kuadër të operacionit të nisur në tetor 2022, ku u arrestuan 3 persona.

Si funksiononte 
Viktimat kontaktoheshin përmes telefonit. Bindeshin të investonin në shifra të vogla me pretendimin se nuk do të humbisnin gjë dhe më pas i stimulonin të investonin në shuma të mëdha që të pasuroheshin. Viktimat shikonin si trefishohej investimi i tyre në pak ditë në platforma të falsifikuara e konfiguara enkas për ta duke ia bërë më të besueshme fitimin.  Më pas paratë e tyre në pjesën më të madhe shkonin në kriptovalutë dhe në llogari të huaja të pagjurmueshme.

"Gjatë kryerjes së më shumë se një numri mjaft të madhe përgjimesh në Itali dhe Shqipëri, ka rezultuar se mashtruesit ishin mjaft të aftë në përdorimin e teknikave reale bindëse aq sa kishin arritur të bindnin qytetarët e pafajshëm të investonin gjatë kësaj kohe qindra mijëra euro në llogari rrjedhëse jashtë shtetit"

Mësohet se prokuroria e Pordenones ka lëshuar 14 masa sigurie, ka denoncuar 61 persona si dhe janë urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri. Urdhërarrestet janë lëshuar dje. Banda përbëhet nga shtetas shqiptarë.

Janë administruar 140 kallëzime nga shtetas italianë ndërsa vlera e përfitimit përmes mashtrimit kap shifrën 4.7 milionë euro

Gjatë 42,000 përgjimeve të kryera nga hetuesit italianë, rezultoi se paratë pastroheshin në vendet e BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën, Gjermaninë dhe ishin konvertuar në kriptovaluta, shkruan ANSA

Bonuse kush mashtronte më shumë, sanksione të pamundurve

Nga analiza e kryer grupi funksiononte sipas një skeme shumë të saktë.

"Operatorët merrnin një pagë mujore dhe merrnin bonus sa herë përmbyllnin investim të ndarë sipas grupeve. Në krye të secilit grup ishte drejtues që përveçse merrte % të investimit të realizuar dhe një bonus për mashtrimet e kryera nga operatorët e grupit. Çdo drejtues nga ana e tij i përgjigjej një administratori, supervizorit, që përveç pagesës mujore merrte më të lartë edhe përfitime të rëndësishme nga mashtrimet e realizuara nga të gjitha pjesëtarët e grupit.
Ishin parashikuar dhe sanksione e dënime për ata që nuk përmbyllnin kontrata. Bëhej fjalë për një sistem që operatorët të mos kishin besim tek njëri tjeri por të ishin në garë kush të ishte më i zoti për të përmbyllur kontrata dhe sjellë përfitime në dëm të qytetarëve të pafajshëm"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:26
Mashtrimi me call center, zbardhen emrat e të arrestuarve në Tiranë! 5 ende në kërkim

1690447280_vocaj.jpg

Policia zbardh emrat e personave të cilëve u është prerë urdhërarresti për akuzën e mashtrimit me call centera të shtetasve italianë

Janë ekzekutuar 9 masa sigurie, nga të cilat 5 "Arrest në burg", dhe 4 "Arrest në shtëpi".

"Arrest në burg", për shtetasit Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, dhe Mojsi Zuna.

‘Arrest në shtëpi", për shtetasit Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi dhe Silvana Veliu. 

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit B. Ç., O. C., B. GJ., A. M., dhe F. B.

Njoftimi i policisë së Tiranës

Ekzekutohen 14 masa sigurie për shtetas të implikuar në veprimtarinë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike.

Sekuestrohen pajisje të ndryshme kompjuterike, aparate celulare, USB dhe pajisje të tjera për prodhimin e bitcoin, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara në disa banesa.

Gjatë operacionit u angazhuan 60 forca Policore të DVP Tiranë, të komisariateve në varësi të saj dhe të DVP Fier.

Në kuadër të procedimit penal nr.121/2021 të Prokurorisë Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është përfshirë në hetime në bazë të autorizimeve të Prokurorisë, ku gjatë këtyre hetimeve janë aplikuar metoda speciale të hetimit.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i plotë i të gjitha subjekteve të hetimit.

Më konkretisht, më datë 25 tetor 2022, është bërë identifikimi i subjektit dhe pas autorizimit të marrë për lejimin e ushtrimit të kontrolleve të vendit, së bashku me Njësinë “C” të Krimit Kibernetik të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe partnerët e Policisë italiane, është ndërhyrë në subjektin call center, në rrugën “Dritan Hoxha", ku janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale.

Në vijimësi të këtij procedimi, pas ekpertimit të pajisjeve elektronike të sekuestruara, ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale janë të implikuar disa shtetas.

Më datë 26.07.2023, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Fiananciare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në funksion të vendimit nr. 92 të datës 21.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, janë ekzekutuar 9 masa sigurie, nga të cilat 5 "Arrest në burg", dhe 4 "Arrest në shtëpi".

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal "Arrest në burg", për shtetasit Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, dhe Mojsi Zuna.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal "Arrest në shtëpi", për shtetasit Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi dhe Silvana Veliu. 

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit B. Ç., O. C., B. GJ., A. M., dhe F. B.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi  B. Ç., ka dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë më datë 23.07.2023 nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë, ndërsa shtetasja A. M., më datë 27.10.2022, nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas.

Në kuadër të këtij procedimi janë kontrolluar 12 banesa dhe janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike (telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin), të cilat kanë kaluar për ekspertim kompjuterik në laboratorin pranë Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike në Prokurorinë e Posaçme.

Ora 11:01
Për 'fitimet e ëndrrave' ranë pre e mashtrimit, dhe iu zhvatën 4.7 mln euro! Skema si u mashtruan italianët! Kontrolle në 12 banesa, mijëra përgjime

1690444079_policiitaluiane.JPG

Për të arritur fitimet e ëndrrave qindra italianë kanë rënë pre e një grupi shqiptar që përmes call centerit kanë arritur t'i zhvasin miliona euro. Bëhet fjalë për një shumë prej 4.7 milionë euro, ndërsa prokuroria ka administruar 140 kallëzime.

Në 12 banesa janë ushtruar kontrolle.

Është ushtruar kontroll në 12 banesa ku gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike (telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin) të cilat i kanë kaluar për ekspertim kompjuterik në laboratorin pranë Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike në Prokurorinë e Posaçme.

Hetimet vazhdojnë, për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Njoftimi i plote i SPAK 

PERACIONI “DREAM EARNINGS”

MASHTRONIN VIKTIMAT ME PREMTIME PËR FITIME TË SHPEJTA ONLINE:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria  e Republikës Italiane në Pordenone, në vazhdim të operacionit “Dream Earnings”, të datës 25 Tetor 2022, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, kemi bërë të mundur nxjerrjen e katërmbëdhjetë masave të tjera te sigurisë “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”,  të shtetasve shqiptarë, të cilët janë anëtarë me role dhe detyra të veçanta, pjesë e një grupi të struktuar kriminal që merrej me mashtrimin financiar të shitjeve online. 

Masat e sigurisë të ekzekutuara ditën e djeshme nga Drejtoria e Vendore të Policisë së Tiranë, Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në prezencë dhe  të Hetuesve te Skuadrës Levizese, Pordenone dhe të Qendrës Operacionale për Sigurinë Kibernetike – Policia Postare dhe e Komunikacionit në Friuli Venezia Giulia në bashkëpunim me Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Policor – Zyra e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri, (UCI), janë rezultat i veprimeve hetimore të zhvilluara pas kontrolleve  dhe sekuestrimeve të pajisjeve elektronike të kryera në 25 tetor të vitit të kaluar pranë Call center-it me vendndodhje ne Tiranë ne Rrugën “Dritan Hoxha” – Kompleksi “Karavan U2” – kati nr. 2, të kryera në bashkëpunim me Njësinë C te Krimit Kibernetik të Drejtorisë së Përgjthshme të Policisë Shqiptare.

Gjatë hetimeve janë administruar nga Prokuroria e Posaçme në total 140 kallzime të kryera nga palët e dëmtuara ne Itali, të cilët janë mashtruar nga grupi kriminal për një shumë totale prej afërsisht 4.700.000 euro. 

Hetimet kanë nisur si pasojë e një denoncimi të kryer në Policinë Postare në Pordenone. Verifikimet e mëtejshme kanë nxjerrë në dritë një skemë mashtrimi mjaft komplekse, sipas së cilës viktimat, kontaktoheshin nëpërmjet telefonit dhe bindeshin nga mashtruesit për të investuar fillimisht shifra shumë të vogla të cilat në dukje çonin në fitime stratosferike. Disa viktima në fakt, shihnin se si trefishohej investimi i tyre në pak ditë, duke i parë fitimet nëpërmjet platformave të fallsifikuara dhe të konfiguruara enkas për to nga organizata kriminale me qëllimin për ta bërë sa më të besueshëm fitimin.

Gjatë kryerjes së më shumë se një numri mjaft të madhe përgjimesh në Itali dhe Shqipëri, ka rezultuar se mashtruesit ishin mjaft të aftë në përdorimin e teknikave reale bindëse aq sa kishin arritur të bindnin qytetarët e pafajshëm të investonin gjatë kësaj kohe qindra mijëra euro në llogari rrjedhëse jashtë shtetit.

Në çdo transferim në hyrje rezultonte dhënia e një sasie BitCoin në favor të një Portofoli të panjohur duke humbur në këtë mënyrë gjurmët e parave.

Grupi i strukturuar kishte ngritur një call center të vërtetë, me role të ndryshme në brendësinë të tij: në fakt, kishte operatorë, të cilët merreshin me kontaktet e para me klientët duke verifikuar mundësinë e tyre për investim si dhe kishte “konsulentë” të vërtetë të cilët i ndiqnin hap pas hapi viktimat drejt investimeve me më shumë përfitim për ta.

Masat e sigurimit të nxjerra si rezultat i analizës të të gjitha provave të marra nga përgjimet në Itali dhe Shqipëri, nga analiza e pajisjeve elektronike të sekuestruara, nga vëzhgimet dhe verifikimet e bëra para dhe pas goditjes të datës 25 tetor të vitit 2022, kanë të bëjnë me personat të cilët kanë rol deciziv në kuadër të mashtrimeve të kryera, pasi këta shtetas janë drejtues faktikë të call centerit, drejtues të grupeve të operatorëve, IT dhe konsulentë të shitjeve, (Retention).

Hetimet vazhdojnë, për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Analiza e llogarive rrjedhëse, e kryer nga hetuesit nëpërmjet verifikimeve që kanë perfshirë disa Shtete anëtare të Bashkimit Europian ndër to Qipro, Lituania, Estonia, Hollanda dhe Gjermania kanë nxjerrë në dritë faktin se paratë e viktimave, në pjesën më të madhe të rasteve, shndërrohej në kriptovalutë të lidhura me llogari të huaja të pagjurmueshme.

Nga analiza e kryer rezulton se grupi  funksiononte sipas skemave shumë të sakta: operatorët e ndryshëm të call center, të cilët merrnin një pagë mujore dhe merrnin bonus sa herë që përmbyllnin një investim, të ndarë sipas grupeve. Në krye të secilit grup ishte një drejtues i cili përveç se merrte një përqindje për investimet e realizuara, merrte edhe një bonus për mashtrimet e kryera nga operatorët e grupit të tij. Çdo drejtues nga ana tjetër i përgjigjej një administratori i quajtur supervizor, i cili përveç se merrte pagesën mujore më të lartë, merrte dhe përfitime të rëndësishme nga mashtrimet e realizuara nga të gjithë pjestarët e grupit kriminal.

Përveç kësaj ishin parashikuar edhe sanksione dhe dënime për ata që nuk do të arrinin të përmbyllnin kontrata.

Bëhet fjalë për një sistem që i bënte operatorët “të mos kishin besim” tek njëri-tjetri dhe të ishin në garë se kush ishte më i zoti për të përmbyllur kontrata dhe për të sjellë fitime; e gjitha kjo në dëm të qytetarëve të pafajshëm, viktima të kësaj gare absurde.

Verifikimet hetimore kanë bere te mundur gjithashtu përcaktimin dhe identifikimin e teknikëve përgjegjës të grupit te strukturuar të cilët administronin jo vetëm të gjithë infrastrukturën informatike të call center-it të ngritur, por dhe kujdeseshin për të fshehur dhe penguar hetimet ndaj tyre dhe identifikimit të call center-it në fjalë.

Është ushtruar kontroll në 12 banesa ku gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike (telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin) të cilat i kanë kaluar për ekspertim kompjuterik në laboratorin pranë Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike në Prokurorinë e Posaçme.

Një mesazh i rëndësishëm që duam të japim përmes këtij komunikimi me median është se fenomeni i mashtrimit on line nëpëmjet call centerave është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombetarë, në mënyrë që autorët e kësaj veprimtarie të paligjshme të marin përgjigjen e duhur.

Por përveç goditjes së këtij fenomeni, është detyrë e shtetasve që punojnë në këto call centera që të ndërgjegjësohen dhe të mos bëhen pjesë e veprimtarive të paligjshme, por të punojnë ndërshmërisht në ato kompani të cilat nuk kanë aktivitet mashtrimin on line.

Ora 10:24
Operacioni shqiptaro-italian për mashtrimet, Policia: U zbatuan 5 masa sigurie arrest në burg dhe 4 arrest në shtëpi, 5 u shpallën në kërkim

 

Tonin Vocaj thotë se janë zbatuar 5 masa sigurie arrest në burg, 4 arrest në shtëpi ndërsa 5 u shpallën në kërkim.

“Është bërë i mundur i plotë i subjekteve të hetimit. Më 25 tetor është bërë identifikimi i këtyre personave.

Janë ekzekutuar 9 masa sigurie, 5 në burg 4 në arrest shtëpie janë në kërkim edhe 5 subjekte të tjerë.

Janë angazhuar 60forca policie2automjete, ka pasur kontrolle në 12 banesa ku janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike si dhe bitcoin.”- tha ai.

Ora 10:19
SPAK zbardh skemën si funksiononte mashtrimi: Bonus dhe fitime të mëdha kush siguronte më shumë kontrata, sanksione për ata që nuk arrinin

 

SPAK zbardh skemën si funksiononte mashtrimi

Paratë e viktimave në pjesën më të madhe shkonin në kriptovalutë dhe në llogari të huaja të pagjurmueshme.

Nga analiza e kryer grupi funksiononte sipas një skeme shumë të saktë.

Operatorët merrnin një pagë mujore dhe merrnin bonus sa herë përmbyllnin investim të ndarë sipas grupeve. Në krye të secilit grup ishte drejtues që përveçse merrte % të investimit të realizuar dhe një bonus për mashtrimet e kryera nga operatorët e grupit.

Çdo drejtues nga ana e tij i përgjigjej një administratori, supervizorit, që përveç pagesës mujore merrte më të lartë edhe përfitime të rëndësishme nga mashtrimet e realizuara nga të gjitha pjesëtarët e grupit.

Ishin parashikuar dhe sanksione e dënime për ata që nuk përmbyllnin kontrata. Bëhej fjalë për një sistem që operatorët të mos kishin besim tek njëri tjeri por të ishin në garë kush të ishte më i zoti për të përmbyllur kontrata dhe sjellë përfitime në dëm të qytetarëve të pafajshëm.

Ora 10:15
Mashtrimi online, Prokurori i SPAK: Të arrestuar drejtuesit e Call Center, IT dhe konsulentë

 

Prokurori i SPAK Eneid Nakuçi informon se personat e arrestuar sot janë drejtues të Call Center.

"Masat e sigurimit janë rezultat i analizave të të gjitha provave të marra nga përgjigjet itali e Shqipëri,vëzhgimet e verifikimet e bëra para dhe datës 25 tetor dhe me personat që kanë një rol deciziv. Janë drejtues taktik të call centerit, drejtues të grupeve të operatorëve dhe IT, e konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë"

Bëhet fjalë për operacionin e datës 25 tetor 2022 kur u godit një Call Center në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Ora 10:04
Përfituan 5 mln euro përmes mashtrimit online, arrestimet vijim i operacionit të nisur në tetori e vitit të kaluar

 

SPAK ndodhet në konferencë për median lidhur me operacionin e përbashkër shqiptaro – Italian. Mësohet se operacioni është vijim i njëoperacioni të mëparshëm që mban datën 25 tetor 2022.

“Është vijimi i operacionit që është kryer më 25 tetor 2022. Më përpara janë nxjerrë 3 masa sigurimi, ndërkohë dje janë ekzekutuar 14 masa sigurie” tha prokurori Eneid Nakuçi

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 27/07/2023 20:41

    Po ky BC mos eshte bes katunari

    Përgjigju
  • Zaimi: 27/07/2023 18:00

    Ky F B mos eshte ai tropojani Bardhi????

    Përgjigju
  • Bushi: 27/07/2023 11:02

    Se morem vesh fare ca u be aty moren leket i kthyen bitkoin vari lesht prok raku pse stho per cfare u arrestuan keta se sma ha mendja proku i kuksit me kall senter thuaj aplikacioni sky ka nxjer gnith te palarat ketyre do shikojm histori me shwfin e operacionales

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb