GREQI- Policia greke në bashkëpunim me D.E.A-n amerikane ka goditur një grup të strukturuar kriminal, i cili merrej me transportin e kokainës nga Ekuadori drejt Europës.
Mësohet se autoritetet greke kapën një varkë me 300 kg kokainë në bord, e cila ishte nisur nga Ekuadori, kishte kaluar në Australi dhe kishte si destinacion Europën, nga e cila do të kalonte përmes Greqisë.
Sipas mediave greke, në pranga kanë përfunduar dy grekë dhe një shqiptar, të cilët cilësoheshin si "truri i bandës" dhe gjashtë persona në Ekuador.
Njëri prej grekëve është pronari i një kafeneje dhe tjetri merrej me shitje automjetesh, ndërsa shqiptari vepronte me emrin Elias.