Dy persona janë vënë në pranga nga policia, dhe bëhet fjalë për Agron Bamin. 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe Gëzim Ndoj 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.
Policia sqaron se arrestimi i tyre është në fshatin Nikël, Krujë, pas një operacioni të zhvilluar me metoda speciale.
Dy personat e vënë në pranga ditën e sotme, në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj. (i arrestuar 2 ditë më parë) dyshohen si autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur në vitin 2018 në Fushë Arrëz.
Policia thotë se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Edhe katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Pogradec, pasi janë kapur me kanabis sativa.
Bëhet fjalë për E.A., 25 vjeç; J.A., 22 vjeç; D.D., 20 vjeç dhe A.T., 26 vjeç, të cilët janë arrestuar pasi në lagjen nr.1, me një sasi të dyshuar lënde narkotike, një pjesë të së cilës e kishin ndarë në doza gati për shitje.