Një superoperacion antidrogë i zhvilluar mes forcave policore të Italisë, Spanjës dhe Austrisë ka çuar në arrestimin e 20 personave që i përkasin një organizate të strukturuar kriminale. Mes të arrestuarve nga operacioni i koduar “In door” janë shqiptarët Harient Helmi 22 vjeç dhe Leonardo Staka 26 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë italianë, moldavë dhe ukrainas.
Autoritetet kanë nisur kontrollet për verifikimin e pasurive dhe dyshimet janë se pronat e tyre mund të llogariten deri në 1 milion euro. Policia bën me dije se ata kishin role të qarta në trafik, në shpërndarjen e drogës dhe në ndarjen e zonave. Kryesisht droga shpërndahej pranë shkollave, në bare dhe zakonisht në festat e të rinjve, madje edhe në limuzina.