Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në fshatrat e Lumit të Vlorës ku deri më tani raportohet për disa të arrestuar, mes tyre një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe të tjerë që janë shpallur në kërkim.
Burime për Report Tv ka bërë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar 4 armë të llojit pistoletë dhe një automjet i blinduar.
Dje u raportua se operacioni në fjalë ishte duke u zhvilluar në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më 7 qershor ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Kevi Lazaj. Në kërkim është shpallur autori Turi Aligjoni.
Lajmi në përditësim...
Komente






