Vlorë, asgjësohen 12 parcela me 886 bimë kanabis në fshatin Koçul
886 rrënjë kanabis janë zbuluar e më pas asgjësuar në fshatin Koçul të Vlorës. Sipas burimeve nga policia e Vlorës, bimët narkotike janë gjetur të kultivuara në tre parcela të ndryshme.
Pas asgjësimit të bimëve narkotike policia ka nisur hetimet për zbulimin e kultivuesve të tyre për t’i vënë para drejtësisë.
Gjirokastër, asgjesohen 322 rrënjë kanabis, arrestohet kultivuesi
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjesimin e 322 rrënjëve bimë narkotike Cannabis Sattiva në fshatin Këllëz, komuna Lunxhëri në vendin e quajtur “Përroi poshtë fshatit Këllëz” të kultivuara rrishtaz në dy parcela,me një gjatësi prej 1- 1.6 meter.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalimi i:
Thodhori Puleri, 65 vjeç banues në fshatin Këllëz. Ndalimi i tij u bë pasi në vendin ku u gjetën dhe asgjesuan bimët narkotike,rezultoi se ishin toka të marra me qera nga ky shtetas vepër penale kjo e parashikuar nga neni 284 I Kodit Penal.
Andrea Kushta, 45 vjeç, banues në fshatin Këllëz,Gjirokastër njëkohësisht dhe kryeplaku I fshaitit Këllëz.Ndalimi I tij u bë për veprat penale:
“Shpërdorim I deturës”,”Moskallëzim I krimit”,” Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga nenet 248,300 dhe 301 I Kodit Penal.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Operacionet antikanabis në Shkodër, asgjesohen 605 rrënje bimë narkotike
Nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme është goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :
Në vëndin e quajtur "Vuk-Jakaj" në komunën Shllak në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar :
3 parcela me 605 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.
Lezhë, asgjësohen 400 rrënjë bimë narkotike të dyshuara “Canabis Sattiva”
Me datën 08.07.2015, është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në Shëngjin, Lezhë, u asgjësuan 400 rrënjë bimë narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të “Planit të masave për kontrollin e territorit”, efektivat e Drejtorisë të Policisë Lezhë, nga informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm në Shëngjin, Lezhë.
Nga ku rezultoi se në Shengjin, Lezhë, në zonat pyjore u konstatuan tre parcela të mbjella me bimë të ngjashme me ato të Canabis Sattiva, ku në parcelën e parë u gjetën 95 rrënjë, të dytën 38 rrënjë dhe në parcelën e tretë 267 rrënje, që u asgjesuan në vënd me anë të djegies.
Vazhdon puna për vëndosjen përpara drejtësisë të personit përgjegjës të kultivimit të kanabisit.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, neni 284 i Kodit Penal.
Foto të tjera
Kurbin, asgjësohen 360 rrënjë bimë narkotike të dyshuara “Canabis Sattiva”
Me datën 08.07.2015, është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gernac, Kurbin afër fshatit Mafsheq, u asgjësuan 360 rrënjë bimë narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të “Planit të masave për kontrollin e territorit”, efektivat e Drejtorisë të Policisë Lezhë, nga informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm në fshatin Gernac, Kurbin.
Nga ku rezultoi se në fshatin Gernac, Kurbin, në livadhe u konstatuan dy parcela të mbjella me bimë të ngjashme me ato të Canabis Sattiva, ku në njerën parcele u konstatuan afërsisht 280 rrenjë dhe në tjetrën 80 rrënjë me gjatësi rreth 100 cm dhe diametër rreth 2 cm, që u asgjesuan në vënd me anë të djegies.
Vazhdon puna për vëndosjen përpara drejtësisë të personit përgjegjës të kultivimit të kanabisit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)