Ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj ka përgëzuar policinë e Shtetit për aksionet antidrogë në të gjithë vendin, ku në Vlorë dhe Kavajë janë sekuestruar plot 16.3 ton drogë

Në një shënim në Facebook, Demiraj shkruan se suksesi i shënuar sot nga policia, do jetë modeli i punës. 

"Suksesi i sotem i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqiperine do te jete modeli i punes tone deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit", thuhet në reagimin e ministrit Demiraj. 

Deklarata e plotë e Demirajt
"Pergezoj Policine e Shtetit per vazhdimesine e Operacioneve ne mbare vendin, per luften pa kompromis kunder kultivimit dhe trafikimit te Kanabisit.
Kapja dhe asgjesimi i sasive te grumbulluara nga viti kaluar eshte prioritet mbi prioritetet. Suksesi i sotem i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqiperine do te jete modeli i punes tone deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit.

Siguroj te gjithe efektivet e perkushtuar te Policise se Shtetit se do te kene mbeshtetjen e plote te Ministrit te Puneve te Brendshme per arritjen e objektivave strategjike per heqjen e Shqiperise nga harta e trafikut nderkombetar te drogave. DD."

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com