Operacioni anti-kanabis në Shkodër
asgjësohen mbi 42 mijë bimë narkotike

SHKODËR – Policia e Shkodrës në fund të ditës së dytë të operacionit anti-kanabis në zonën e Dukagjinit ka shkatërruar 148 parcela me 42 605 bimë kanabis.
Gjatë ditës së sotme u arrestua në flagrancë dhe një kultivues narkotikësh. I arrestuari është Lazër Kaptanaj nga fshati Xhan në Dukagjin.
 
Në parcelat e shkatërruara ishin kultivuar nga 50 deri në 2 mijë bimë narktike.

Gjate dy ditëve të operacionit u shkatërruan 321 parcela të kultivuara me 74 281 bimë narkotike si dhe u sekuestrua edhe një arsenal armësh të cilat u dërguan për ekzaminim të mëtejshëm në laboratorin kriminalistik.
 
Operacioni dy ditor u shtri ne territorin e njësisë administrative Pult Dukagjin,  në territorin e fshatrave Pult,  Plan,Gjurë,Kujë Temal, Gjurë, Kurje, Xhan, Zabel dhe Kasnec. Forcat e Policisë kanë operuar në një terren mjaft të vështirë, të pyllëzuar dhe shumë të thepisur ku kanë lëvizur me këmbë 3 deri në 4 orë përgjatë dy ditëve të operacionit.
Gjatë operacionit nuk është shënuar asnjë incident. Në operacion u angazhuan 400 forca policore të RENEA-s, FNSH-ve dhe Forcat e Policisë Shkodër  si dhe 60 automjete policie.
Operacioni anti-kanabis do vijojë në kontrollin e plotë të zonave të tjera të rrethit Shkodër nga  Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër.


15:33 Mullai: Operacioni i vështirë për shkak të terrenit

Në ditën e dy të operacionit anti-kanabis në Shkodër, forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në fshatrat Kasnec, Mgulle, Xhan, Pog dhe Kir të njësisë administrative Pult.
 
Gjatë punës në terren të 400 forcave të policisë të ndarë në 25 grupe, janë evidentuar 53 parcela me 7 943 bimë. 
 
Në operacion veprojnë forcat speciale RENEA, FNSH-të dhe efektivë të Komisariatit Shkodër. Gjatë ditës së djeshme, u asgjësuan edhe 32.676 rrënjë kanabis në këtë zonë.
 
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai në një lidhje telefonik për A1 Report u shpreh se, operacioni ishte i vështirë pasi terreni ishte i thepisur dhe zonë e pyllëzuar.
 
Edhe pse gjatë operacionit në Shkodër nuk është arrestuar asnjë kultivues narkotikësh, Mullai tha se policia gjatë këtij viti ka arrestuar 260 persona, 173 më shumë se vitin e kaluar.
 
Mullai bëri me dije se kultivimi i bimëve narkotike në tokë me pronarë ka çuan ë arrestimin e tyre, por në ato pa pronarë ka qenë i vështirë evidentimi i kultivuesve.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti