Operacioni anti-kanabis në Krujë, Gjykata jep masat e sigurisë për 13 prej të arrestuarve! Lihen në burg 6 prej tyre
Gjykata e Krujës ka caktuar sot masat e sigurisë për 13 personat e arrestuar të shtunën e 29 majit gjatë operacionit "Agimi", ndërsa për tre të tjerët seanca për mbahet ditën e nesërme.
Redaksia 1 Qershor 2021, 16:35 | Përditesimi: 1 Qershor 2021, 20:51
Gjykata e Krujës ka caktuar sot masat e sigurisë për 13 personat e arrestuar të shtunën e 29 majit gjatë operacionit "Agimi", ku janë lënë në burg 6 prej tyre, është vendosur masa "arrest shtëpie" për 5, ndërsa në "detyrim paraqitje" janë lënë 2.
Gjykata ka lënë në burg 5 prej tyre, përkatësisht Erjon Deliun, Fetije Kullajn, Erlind Almetën, Ferit Kullaj dhe Dashamir Kullaj.
Këta dy të fundit janë vëllezër me njëri tjetrin, ndërsa Xhavit Kulla, i cili u la në arrest shtëpie, është i ati i tyre.
Për tre personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, seanca për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet ditën e nesërme.
Masat e dhëna për 13 të arrestuarit:
Refik Deliu arrest shtëpie
Erjon Deliu arrest me burg
Musait Vathi arrest shtëpie ( minoren )
Dashamire Deliu arrest shtëpie
Fetije Kullaj arrest me burg
Sokol Kullaj arrest shtëpie
Xhavit Kullaj arrest shtëpie
Ferit Kullaj arrest me burg
Dashamir Kullaj arrest me burg
Erlind Almeta arrest me burg
Indrit Kullaj arrest me burg
Ervin Perlica detyrim paraqitje
Flamur Halili detyrim paraqitje
Për shkak të numrit të madh të të arrestuarve seanca e sotme ishte një 'seancë maratonë' që nisi në orën 11:30 dhe përfundoi rreth orës 16:00
Kujtojmë se 16 persona kanë rënë në pranga gjatë operacionit antidrogë që u zhvillua në fshatrat Nikël, Halil dhe Arramerras të bashkisë së Krujës. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve.