Katër persona janë arrestuar nga policia e Kurbinit pasi akuzohen për kultivim droge.
Të arrestuarit janë Zef Gjonpalaj 59 vjeç, banues në Tiranë, Gjergj Kalaj 29 vjeç, banues në Tiranë, Besnik Ulliri 17 vjeç banues në Krujë dhe Erjon Pashuk Malshi banues në Milot, Kurbin.
Këta persona në bashkëpunimin me njeri-tjetrin në kufirin e fshatrave Fangë, Mirditë dhe Shkopet, Kurbin, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestraur 300 kubikë ku dyshohet se ishin kultivuar fara kanabisi, të cilat ishin në procesin e mbirjes.
Tani të katër këta persona do të përballen në gjykata me disa akuza ndër të cilat 'kultivim i lëndëve narkotike'.