Operacioni anti-drogë te 'Varri i Bamit', lihen në burg 3 të arrestuarit! Në arrest shtëpie Gazmir Cani, i riu që i iku në mënyrë spektakolare policisë

Operacioni anti-drogë te 'Varri i Bamit', lihen në burg 3 të arrestuarit! Në arrest shtëpie Gazmir Cani, i riu që i iku në mënyrë spektakolare policisë

Momenti kur Gazmir Cani i ikën Policisë

Erjon Prenga, Altin Gega dhe Taulant Çoku, tre të arrestuarit gjatë operacionit anti-drogë të policisë në afërsi të zonës së Varrit të Bamit, janë lënë sot në masën e sigurisë 'arrest me burg'.

Ndërkohë për Gazmir Canin, i riu i cili i iku në mënyrë spektakolare Policisë, duke nxjerrë zbuluar edhe paaftësinë e Forcave Operacionale të Tiranës, u la në 'arrest shtëpie' nga Gjykata e Tiranës.

Operacioni u zhvillua më 27 korrik, ndërsa më shumë se sa rezultati i aksionit, vëmendje mori mungesa e profesionalizmit të policëve të angazhuar në operacion dhe incidenti që ata shkaktuan me gazetarin Ergys Gjençaj.

Cani u iku me Benzin e tij në mënyrë spektakolare nga duart efektivëve të policisë, e pasi nuk arritën që ta ndalonin atë, efektivët iu kthyen gazetarit Ergys Gjençaj duke e shtrirë përtokë vetëm për faktin se ai po filmonte këtë operacion. Pamjet e filmuara gjatë zhvillimit të operacionit treguan një mungese totale profesionalizmi nga forcat Operacionale të Tiranës të përfshira në operacion, të cilat nuk morën asnjë masë për të penguar makinën me trafikantin brenda saj që të largoheshin.

Ata përdorën edhe një fjalor tejet banal dhe pikërisht ky fjalor, por edhe sjellja e gabuar me gazetarin i ngarkoi ata me përgjegjësi penale dhe ndaj tyre pritet të merret masë ndëshkimi. SHÇBA ka nisur një hetim disiplinor që janë shtrirë edhe nëse ka pasur dekonspirim lidhur me këtë operacion.

Ndërkohë, si rezultat i operacionit të zhvilluar te 'Varri i Bamit' u sekuestruan 1.2 kg kokainë ndërsa shpërndarja e drogës kamuflohej me kuti picash. Aktiviteti kriminal zhvillohej në biznesin e Gentian Kore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 30/07/2021 15:35

    Policia ishte ne krye te detyres nuk krijoi incident duke demtuar makinen gazetari pa shenje dalluese krijoi incident vehtes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian