Legjenda e çiklizmit Alberto Contador ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni për të hequr më shumë se 100 tumore beninje nga trupi i tij.
Contador, 40 vjeç, ishte një nga çiklistët më të mirë të gjeneratës së tij dhe shpjegoi në Instagram se si kishte disa tumore jo kanceroze.
Lajmin e ka bërë të ditur spanjolli në një video që ka shpërndarë, në të cilën këmbët dhe trupi i tij ishin tërësisht të mbuluara me fasha. Tumoret jo-kancerogjene njihen si lipoma dhe Contador ishte në gjendje të mirë shpirtërore teksa u shpjegoi fansave se si nuk do të ishte në biçikletë për një kohë teksa shërohej nga operacioni.
Në videon që ai postoi, Contador e shoqëroi me mbishkrimin: 'Dje ishte koha për t’u riparuar. Më duhej të hiqja disa lipoma dhe doli që kisha mbi 100! Unë nuk do të jem mbi biçikletë për një kohë.'