Biznesemenë, prokurorë, komisarë policie dhe të tjerë janë arrestuar nga SPAK, nën akuzën e një grupi të strukturuar kriminal, ku midis të tjerash është zbardhur dhe një vrasje. Goditja e grupeve kriminale erdhi pas zbërthimit të bisedave mes grupeve kriminale.
Në një intervistë për Report Tv, analisti Lavdrim Lita tha se aplikacioni ‘SKY’ me të cilin flisnin bandat kriminale është zbërthyer nga xhandarmaria franceze e cila ka mbërritur pak ditë më parë pranë SPAK. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Lita tha se komunikimet janë zbuluar nga autoritetet franceze e pas zbulimit të këtyre komunikimeve SPAK ka bërë gati urdhër-arrestet.
‘Pak ditë më parë në SPAK kanë shkuar autorë të xhandarmerisë franceze që kanë dekriptuar aplikacionin SKY dhe komunikimet e grupeve kriminale me aplikacionin me SKY. Pas zbardhjeve të komunikimit, SPAK ka bërë gati urdhër-arreste. Ligji ka vepruar duke i arrestuar. Aty ka zbuluar se edhe punonjës të shtetit, si drejtues të policisë që kanë qenë të përfshirë në skenë. Ka ardhur indirekt nga autoritete franceze. Janë shpenzuar miliona euro dhe dollarë amerikane, janë bërë trajnime të rëndësishme, për të trajnuar oficerët BKH-së. SPAK ka shumë dosje dhe prokuroritë e rretheve e kanë ulur ritmin e punës pasi këto krime duhet të ishin zbardhur nga prokuroria e Shkodrës dhe jo nga SPAK. Jo gjithçka mund të shkojë në SPAK. SPAK ka një pavarësi më të lartë seç kishin krimet e rënda dikur. Goditja e ish-ministrave e zyrtarëve socialist derisa kanë shkuar në zyrën e Ahmetajt do të thotë se nuk kanë ndikim politik. Kjo bën me shpresë shumë qytetarë që kanë parë te SPAK!’- tha Lita.
Nga ana tjetër analisti, Arben Meçe u shpreh se SPAK nuk po godet as majtas e as djathtas, por po godet aktivitetin kriminal.
‘Nuk po godet majtas djathtas por po godet krimin. Jepet imazhi sikur po goditet majta apo e djathta por jo po goditet një aktvitet kriminal. Që nga ai moment pritshmëria jonë tashmë SPAK-u është i organizuar përfundimisht. SPAK nuk njeh të majtë dhe të djathtë, por njeh shkelës ligji. Jam i gëzuar që SPAK nuk po godet në mënyrë selektive për të krijuar imazh. Grupet kriminale janë pa parti. Nuk ka përkatësi politike.’- tha Meçe.
Biznesemenë, prokurorë, komisarë policie dhe të tjerë janë arrestuar nga SPAK, nën akuzën e një grupi të strukturuar kriminal, ku midis të tjerash është zbardhur dhe një vrasje. Në pranga deri tani raportohet se ka rënë Oltion Bistri, specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, detyrë të cilin e mori pak ditë më parë pasi mbante postin e Shefit të Operacionales, Xhevahir Lita, prokuror i qarkut Kukës, Astmer Bilali, anëtar i bandës së Bajrave, Ardit Hasanbenga, ish Shefi i Seksionit për Krimet, Pëllumb Gjoka, biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë, Edmond Preka, shoqërues i Pëllumb Gjokës.