Operacioni i SPAK/ Kultivuan 4000 rrënjë dhe trafikuan 80 kg kanabis, GJKKO konfirmon masat e sigurinë për 4 policë dhe 9 trafikantëve, mes tyre kokat e grupit

Operacioni i SPAK/ Kultivuan 4000 rrënjë dhe trafikuan 80 kg kanabis, GJKKO konfirmon masat e sigurinë për 4 policë dhe 9 trafikantëve, mes tyre kokat e grupit

PUKË-Ditën e djeshme SPAK konfirmoi se pas një hetimi 1 vjeçar ka goditur një grup kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit në zonat malore të Pukës e Mirditës duke vënë në pranga 9 persona dhe duke shpallur 4 të tjerë në kërkim, mes tyre dhe nënkomisari i policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, ndërsa 4 efektivë të tjerë në masën detyrim paraqitje.

Trafikantët kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin për të siguruar shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa kanë pasur edhe mbështetje e policisë për kryerjen pa problem të aktivitete të tyre kriminal. Policët dekonspironin operacionet ku informonin trafikantët për kontrollet që do ushtroheshin në zonë.

Ditën e sotme GJKKO ka konfirmuar masat e sigurisë për të gjithë, përfshirë edhe të akuzuarit se drejtues të grupit Leon Ndreca dhe Gjin Kola.

Sot u identifikuan 9 trafikantët e arrestuar një ditë më parë, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar kanabis në sipërfaqe të gjera toke në zonat malore në Mirditë dhe Pukë. Mësohet se në pranga kanë rënë Leon Ndrecaj alias Gjin Ndrecaj, Leonard Kola alias Nardi Kola, të dy kokat e grupit të kultivbimit të kanabisit, Zef Lalaj, Ilir Prengaj alias Paulin Gjoni, Ylli Veshi, Gjin Kola alias Edi Kola, Aleks Këdheli, Tanush Lekgegaj dhe Miri Rrapi.

Ky grup i kultivimit të kanabisit u godit nga SPAK një ditë më parë, pas një hetimi 1 vjeçar, që nxori zbuluar 4 policë, dhe nënkomisarin e policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, të cilët lejuan kultivimin e 4 mijë rrënjëve të kanabisit dhe dekonspironin aksionet.

 

Për 4 efektivët e Pukës, Zamir Mehajn, Alfred Ndojin, Fatmir Alijan e Petrit Florinin është vendosur masa e sigurisë 'detyrim paraqitje', të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa Bicukaj është shpallur në kërkim.

Sipas SPAK 5 efektivët e policisë kanë favorizuar të paktën 4 raste të trafikut të kanabisit. Gjatë hetimeve në 4 raste janë sekuestruar 4000 rrënjë kanabisi dhe rreth 80 kg kanabis.

Në lidhje me këtë operacion, SPAK dha 20 masa sigurie, ku 13 janë për "arrest me burg", mes tyre edhe nënkomisari i Pukës, Kastriot Bicukaj, 3 janë "arrest shtëpie" dhe 4 "detyrim paraqitje", por u realizuan vetëm 9 arrestime.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë në kuadër të dokumentimit të veprimeve të disa punonjësve të policisë gjyqësore, pasi dyshohet për përfshirje të tyre në këtë veprimtari kriminale.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja