DOSJA 'Plumbi i Artë' / Operacioni i SPAK u dekonspirua? 14 'bosat' shmangin arrestimet, mes tyre Suel Çela, Talo Çela e Ervis Martinaj! Nga vrasjet, te përplasjet me armë, për çfarë akuzohen

DOSJA 'Plumbi i Artë' / Operacioni i SPAK u dekonspirua? 14 'bosat' shmangin arrestimet, mes tyre Suel Çela, Talo Çela e Ervis Martinaj! Nga vrasjet, te përplasjet me armë, për çfarë akuzohen

TIRANË- SPAK ka shkatërruar sot 8 grupe kriminale, ku nga 32 urdhër arreste 18 janë ekzekutuar, 9 prej të cilëve ishin në burg, teksa 14 të tjerë janë në kërkim. Report Tv sjell emrat e 'kokave' të krimit të cilët nuk janë vënë në prangat e policisë në këtë operacion, ç'ka shton dyshimet se edhe në këtë rast mund të ketë pasur dekonspirim të aksionit të policisë.

Talo Çela
Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”. Çela  është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu ky ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura. 
Shumë kërkuari Talo Çela ka eliminuar edhe Fatmira Dedën më 14 shtator 2013, një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj Elvis Deda që ia vranë dhe nuk po gjente dot autorët. 60-vjeçarja ishte nëna e Ervis Dedës,  i ekzekutuar edhe ai rreth një vit më parë. Ervis Deda ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në vendet perëndimore. 60-vjeçarja u qëllua me mjete metalike, teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në zonën e Fermentimit për të marrë makinën e saj. Në momentin që ajo ndodhej e vetme në garazh, disa persona e kanë qëlluar atë me mjete të forta në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët e krimit janë larguar në drejtim të paditur.

Ervis Martinaj
Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit. Sipas deklaratave të Ylvi Beqaj në prokurori, Ervis Martinaj ka marrë përsipër t’i mbyllë gojën për llogari të Shullazit. Fillimisht e joshi me para. 7 milion euro i ofroi Martinaj biznesmenit që akuzon Shullazin për gjobëvënie. Kur e pa se nuk arriti ta bindë, iu kthye mënyrave të vjetra duke e kërcënuar për vrasje. Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Emri i Ervis Martinit u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.

Suel Çela
Suel Çela nga Elbasan, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por edhe pse rezulton i dënuar, ai ka arritur t'i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Celën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit. Ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në shtator 2017 kur dolën pamjet e Audit të zi, të blinduar që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash, ndërsa dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes. Suel Çela rezulton 'fukara' pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në 2017. 

Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast. Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022 ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij. Në lidhje me ngjarjen u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. Masha po udhëtonte i vetëm në makinë kur autori ka qëlluar drejt makinës së tij. Drejt tij është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Masha.

Florenc Çapja
Florenc Çapja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar, ndodhet në Dubai, te të cilën Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Ai akuzohet si porositës për ekzekutimin në 15 gusht të vitit 2012 të Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan. Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro. Ai akuzohet gjithashtu për vrasje e Fadil Memës më 13 mars 2015 në Torino, Itali.

Kamer Mehja
Kamer Mehja, njihet si një ndër emrat më të njohur të botës së krimit. Kamer,  njihet ndryshme në dokumentet e prokurorisë me emrin e ndryshuar, Agron Mehja. Në Elbasan, të gjithë e njohin me emrin “Kamer”. Ky i fundit zotëron disa pasuri në qytetin e Elbasanit, ku ndër të tjera një njësi tregtare, të cilën ia ka dhënë me qira një banke të nivelit të dytë, automjet dhe pasuri të tjera të paluajtshme në apartamente. Kamer Mehja rezulton i dënuar për “Trafikim të armëve dhe municioneve” si dhe për “Plagosje të lehtë me dashje” të një kamarieri në Elbasan dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarit”.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur