DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthejnë vrasjet nga 8 grupe kriminale në një dekadë! 32 urdhër-arreste, 18 të arrestuar, 14 në kërkim

TIRANË- Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, zbërthejnë vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas 6 muajve hetime dhe me dëshmitë kyçe të dy personave tashmë të vënë në dispozicion të drejtësisë, ka bashkuar 18 dosje penale në një të vetme, në atë të Dumanit dhe Hoxhës, regjistruar në 14 prill 2022 për vrasje mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje  në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe përkrahje e autorit.

"Hetimet e kryera për këto ngjarje kriminale kanë evidentuar ekzistencën e 8 grupeve të strukturuara kriminale të cilët kanë shtrirje gjeografike kryesisht në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Në Elbasan 4 grupe, një Durrës një grup dhe në Tiranë 3 grupe. Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve,. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit. Grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë.  Drejtuesit e grupeve janë evidentuar dhe rolet e tyre", tha Kraja.

Me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim.

Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”. 

I pyetur nëse pati dekonspirim për arrestimin e 2 emrave në kërkim, Suel Çelës dhe Ervis Martinajt, të cilët nuk u gjetën në banesë, kreu i SPAK u përgjigj: Është diçka që po vazhdon dhe nuk ka probleme deri më tani. Do i vazhdojmë deri në fund kushdo qoftë, është apo jo i fortë ka apo nuk ka mbështetje.

Mes emrave të tjerë të shpallur në kërkim janë Talo Çela, i cili u lokalizua me anë të përgjimeve, por nuk u arrit të arrestohet, Florenc Çapja i cili ndodhet në Dubai, Kamer Mehja dhe avokati Alban Bengasi për të cilin burimet thonë se ka manipuluar provat për dy vrasje në favor të grupeve kriminale. Po ashtu, si pasojë e konflikteve që kishte me bashkëshorten, avokati është konstatuar në përgjime duke i kërkuar grupeve kriminale të djegin e makinës e gruas me të cilën po divorcohej.

Në mesin e të ndaluarve, është edhe një efektiv polici në Lezhë, Leonard Palushi, ish-shef i policisë në Elbasan, që dyshohet se u jepte informacion grupeve kriminale dhe dekonspironte aksionet. Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Nuredin Dumani i konsideruar një nga personazhet më të kërkuar të botës së krimit, u arrestua në Fier më 29 mars 2022 pas një tentativw të dështuar për të vrarë Talo Çelën. Bashkë me të, u vu në pranga ushtari i tij, Henrin Hoxhaj që e ndihmoi në arratinë e shkurtër. Dëshmitë e tyre dhe provat e gjetura në telefonin e Dumanit që mbeti i plagosur në përballjen me Talo Çelën, ndihmuan SPAK në zbërthimin e grupeve kriminale. Hetimet që zbërthyen vrasjet e bujshme në Shqipëri po drejtohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit dhe dy prokurorë të SPAK, Dolorez Musabelliu dhe Behar Dibra.

Ngjarje të bujshme kriminale të zbardhura

Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. Bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj.

Shqiptarja.com ka mësuar se Dumani ka dëshmuar se ka marrë "ofertë", edhe për kryerjen e një vrasje të dyfishtë të personazheve të njohur të botës së krimit , vlera e të cilëve kapte vlerën e 1 milion eurove, krim të cilin ai pretendon se nuk e ka marrë përsëripër. Ai ka treguar përpara prokurorëve të SPAK që ka marrë 100 mijë euro nga Ervis Martinaj për vrasjen e Endrit Dokles. Por nuk pranoi që ta bënte.

Bujar Çelën, vëllain e armikut të tij të përbetuar Talo Çelës, Dumani ka thënë se e ka vrarë Besmir Xhixha , vetë ai dhe një person tjetër që është shpallur në kërkim. Ndërsa 2.8 kg tritol të vëna në banesën e Talo Çelës, rreth një vit e gjysmë më është vënë nga shtetasi  Elio Bitri. Sipas tij Talo Çela kish organizuar një plan për vrasjen e Florenc Çapjas, por edhe të Sokol Sanxhaktarit.

Dumani është rrëfyer për ekzekutimin e Fatmira Dedës, ngjarje e ndodhur në vitin 2014. Ai ka treguar se vrasja e saj është bërë nga Talo Çela, pasi kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda në vitin 2013. Ky i fundit sipas të dhënave nga dosja është ekzekutuar nga miku i Dumanit, Henrik Hoxhaj dhe Fatmir Qoli, i shpallur në kërkim. Një tjetër ngjarje e rëndë e zbardhur është ajo e atentatit ndaj Lulzim Mashës, pronarit të shkollës private në Tiranë. Dumani ka thënë se vrasja e tij është porositur nga Suel Çela, dhe kanë marrë pjesë në ngjarje Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj. Siç duke Dumani është zbërthyer mirë përpara hetuesve, saqë nga vetë SPAK është konsideruar si një "minierë ari" ndaj edhe operacionin e kanë emërtuar "Golden Bullet", një plumb i artë kundër 8 bandave kriminale.

9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP
1.    Nuredin Dumani, 35 vjeç
2.    Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3.    Altin Ndoci, 35 vjeç
4.    Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5.    Skerdi Tasi, 31 vjeç
6.    Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7.    Ilirian Feci, 47 vjeç
8.    Enver Diva, 43 vjeç
9.    Besjan Xhixha, 31 vjeç

9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit
1.    Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2.    Leonard Palushi, 41 vjeç
3.    Gentian Sharra, 48 vjeç
4.    Fatos Gosa, 54 vjeç
5.    Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6.    Petrit Qoli, 51 vjeç
7.    Agron Qoli, 52 vjeç
8.    Agron Qafa, 48 vjeç
9.    Asllan Plaku, 30 vjeç

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:01
Firmosi sot 32 arrestet për të shkatërruar 8 grupet kriminale! Kush është gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, si e kaloi vettingun

Atalanta Zeqiraj është gjyqtarja që ka firmosur sot 32 arrestet ku u shkatërruar 8 grupet kriminale! Atalanta Zeqiraj e ka kaluar procesin e vettingut.

Kush është gjyqtarja Atalanta Zeqiraj?

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqatres Zeqiraj, por më 30 qershor 2021 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Zeqiraj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan, ndërsa magjistratja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Por ky vendim nuk i ka pëlqyer ndërkombëtarëve. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ora 15:44
Nuredin Dumani zbërtheu 8 grupe kriminale, si e mohonte SPAK që ai kishte marrë statusin e të penduarit të drejtësisë

Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia kanë shkatërruar 8 grupe kriminale. Dumani, i dyshuar si vrasës me pagesë ka zbërthyer disa prej ngjarjeve kriminale në vend dhe ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë. Mirëpo një gjë e tillë u raportua disa ditë më parë në media, mirëpo një gjë e tillë u mohua nga SPAK me anë të një deklarate zyrtare.

"Duke marrë shkas nga publikimi në media të ndryshme të lajmit se shtetasi Nuredin Dumani ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, informojmë opinionin publik se ky lajm nuk është i vërtetë", thuhej në deklaratën e SPAK.

1652967911_657d55fee72c4a6f9ad6511190a3e0e2.jpg 

Ora 15:13
EMRAT/ Nga vrasjet, te përplasjet me armë në mes të qytetit e grabitjes së Rinasit, kush janë 18 të arrestuarit e operacionit të SPAK

 

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, zhvilloi një operacion në disa qytete të vendit. Nga 32 urdhër-arreste të lëshuara, janë ekzekutuar 18, ndërsa 9 prej tyre ishin në qeli. 14 emra të rrezikshëm të botës së krimit, janë ende në kërkim. Mes të arrestuarve, është edhe Nuredin Dumani, i cili është bërë i penduari i drejtësisë, i arrestuar pak javë më parë në Fier, pas atentatit të dështuar ndaj tij. Në pranga ka rënë miku i tij Henrik Hoxha. Lista, përbëhet nga të “fortë” të tjerë në Elbasan, Laç e Tiranë. Kush janë 18 të arrestuarit

Ardian Uzuni
Ai akuzohej si bashkëpuntor i Dhimitër Zitos, 22-vjeçarit të arrestuar pasi akuzohej se ishte paguar për eliminimin e 37-vjeçarit Edmond Çakmashi. Porosinë thuhet se e ka porositur Alfred Qefalia.
Altin Ndoci
Emri i Altin Ndocit doli në pah gjatë vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Ai thuhet se kishte lidhje me dy vëllezërve, edhe për faktin se kanë qenë me origjinë nga Puka. Ndoci, rezulton të ketë lidhje shoqërore me Arben Muçon, pukjanin e arrestuar në 2018 në qytetin e Fierit, për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier.
Skerdi Tasi
Skerdi Tasi është i dyshuar si vrasës me pagesë, pjesë e grupeve krimianale në Tiranë dhe mëngjesin e 18 Janarit 2022 qëlloi për ta vrarë por e la të plagosur tek kodrat e Liqenit. Lulzim Mashën, pronarin e një shkolle private.
Leonard Palushi
Palushi është ka qenë me detyrë officer Policie. Ai ka qenë i ngarkuar prej vitesh në Elbasan, por pas serisë së vrasjeve atje, u emërua nga Lezhë. Nuk dihet konkretisht se përse është i arrestuar dhe për cfarë akuzohet.
Fatos Gosa
Fatos Gosa i njohur si i forti i “Peqinit” i hetuar më herët, njihet nga SPAK edhe si personi që krijonte lidhet mes grupeve kriminale dhe botës së izoluar të burgjeve.
Erion Alibej
Erion Alibej njihet si organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ky shtetas është organizatori dhe porositësi i vrasjeve të ndodhura më datë 20 dhe 29.07.2020 në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntorin”. Erion Alibej në Itali njihej me emrin Andrea Alibej dhe ka qenë i arrestuar së bashkë me të vëllain për trafik droge, i cili u vra në një atentat. Endrit Alibej u vra te zona e Metalurgjiku në Elbasan dhe mendohet që Erion Alibej ka marr hak për vëllain e tij dhe kundrejt pagesës ka vrarë Emiljano Ramazanin dhe Regis Runaj. Të dy vëllezërit Endrit dhe Erion janë arrestuar më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”. Në Itali, operacioni u zhvillua nga drejtoria policisë në Asti, Itali, ku u shkatërruan dy grupe të trafikut të drogës.
Gentian Sharra
Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale. Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servilit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servilin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.
Florenc Çekrezi
Florenc Çerkezi, ishte i vetmi që i shpëtoi atentatit të ndodhur në tetor, ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Collakut, në hyrje ë Elbasanit. Mësohet se ai u ka shpëtuar plumbave duke u larguar me vrap, ndërsa miqtë e tij kanë mbetur të vrarë, ndërsa sapo kishin dalë. Ky i fundit ka dhënë detaje mbi atë çfarë ka ndodhur, sipas tij, të tre personat kanë qenë në ambientet e një lokali aty pranë duke treguar gjithë çfarë ka parë të ndodhë para syve të tij. Nuk dihet konkretisht se për pafarë akuzohet.
Elvis Koci
Roli i Elvis Koçit ose me mbiemrin Çaushllari, njohur edhe si Vis Korçari në këto grupe ende mbetet i panjohur ndërsa në 2020 ai i shpëtoi një atentati pas përlasjes me armë në qendër të Elbasnit. Aty ai mbeti i plagosur në shpatull ndërsa u qëllua nga i dyshuari Migert Qosja.
Ilirjan Feçi
Feçi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Konkretisht më 14 janar të këtij viti, në Fushe-Krujë, shtetasit Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V kanë tentuar të vrasin një efektiv policie gjatë një ndjekjeje si nëpër filma. Ndërkohë që më datë 17.08.2021, në Fushë Kuqe, autorët e dyshuar, shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi kundrejt pagesës 20.000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka nga Kruja.
Petrit Qoli dhe Agron Qoli
Edhe Petrit Qoli e Agron Qoli që nga hetimet e SPAK kanë lidhje të afërt mes tyre nuk dihet se çfarë roli kanë patur në këto grupe, ndërsa rezultojnë të arrestuar për llogari të grupit kriminal që operonte në Durrës.
Agron Qafa
Agron Qafa i njohur edhe si miku i Emiliano Shullazit, i arrestuar këtë të enjte rezulton i prangosur edhe më herët në kuadër të operacionit anti-drogë  “Shenkolli” në vitin 2015.
Artan Plaka
Asllan Plaku sot 30 vjec në 2015 është arrestuar si pjesë e grupit kriminal të trafikimit të minave të telekomanduara dhe dyshohet se të njëjtin aktivitet e bënte sërish i sapodalë nga burgu. Plaku është pjesë e grupit kriminal të goditur në Durrës.
Besjan Xhixha
Bessjan Xhixha, akuzohej për përfshirjen në vrasjen e vëllezhërve Haxhia në Durrës. Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, prillin e vitit të kaluar në Durrës. Besjan Xhixha, u arrestua nga Policia në 2020 në lidhje me këtë ngjarje. SPAK ra në gjurmët e tyre, pas dëshmisë së të penduarit Klevis Alla. Ai i tha prokurorëve se ata ishin porositur nga Talo Çela për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia. Për disa ditë me radhë, ata kishin vëzhguar lëvizjet e vëllezërve dhe planifikuar krimin. Por, pak ditë para se të kryenin vrasjen, ata janë tërhequr, pasi Enver Diva është infektuar me COVID-19 dhe për këtë shkak ishte karantinuar. Sipas të penduarit, për këtë fakt Xhixha e Diva kishin debatuar ashpër me Nuredin Dumanin. Në këtë situatë, sipas deklarimeve të Kevis Allës, ekzekutimi i vëllezërve është kryer nga të akuzuarit e tjerë dhe se shënjestër ishte vetëm Besmir Haxhia. Ai dyshohet se ka ekzekutuar edhe vëllanë e shumë kërkuarit Talo Çela, Bujar Çela

Ora 13:45
Megaoperacioni i SPAK/ Kush është Leonard Palushi, ish-shefi i policisë në Elbasan që dekonspironte aksionet! Futi në ‘kurth’ babë e bir për vrasjen e Emiljano Ramazanit

Mes të ndalurve në kuadër të megaoperacionit të SPAK është edhe Leonard Palushi, ish-shef policie në Elbasan, aktualisht polic në Lezhë. Sipas burimeve, Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet . Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Burimet bëjnë me dije po ashtu se Leonard Palushi, sipas SPAK dyshohet se thuhet se futi një armë në servisin e familjes Manhasa që ndaj tyre të ngrihej gabimisht akuza për vrasje, por që më pas për mungesë provash ata u liruan.

Ngjarja u regjistrua gjatë kohës që shërbente si shef i krimeve në Elbasan, dhe ushtroi kontroll në servisin e familjes Manhasa. Mësohet se Palushi, vendosi armën në servisin e Albert dhe Seit Manhasa, të arrestuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit, por që më pas u lanë të lirë nga gjykata për mungesë provash.

Si ndodhi vrasja e Emiljano Ramazanit
Emiljano Ramazani, babai i katër fëmijëve u ekzekutua në korrik të 2020 me pesë plumba në makinën e tij. Viktima mësohet se po hynte në mes të dy pallateve për të parkuar mjetin e tij, ndërsa një nga autorët ka parkuar mjetin buzë rrugës dhe tjetri ka zbritur dhe me hap të shpejtë ka arritur ta qëllojë me pesë plumba viktimën në momentin që ky i fundit ishte duke parkuar. Më pas, autorët janë larguar duke djegur makinën në një zonë të pyllëzuar, në Papër. Policia gjeti në mjetin e djegur edhe dy armë të tipit kallashnikov.

1652961642_palushi.jpg

Ora 13:30
Operacioni i SPAK, kush janë 18 pjestarët e grupeve kriminale të ndaluar nga 'Golden Bullet'

18 është numri i masave të ekzekutuara nga operacioni i SPAK. Konkretisht janë arrestuar: Nuredin Dumani; Henrik Hoxha; Ardian Uzuni; Altin Ndoci; Skerdi Tasi; Leonard Palushi, efektiv policie; Fatos Gosa; Erion Alibej; Gentajan Sharra; Florenc Cekrezi; Elvis Koci; Ilirjan Feci; Petrit Qoli,; Agron Qoli; Agron Qafa; Hasan Plaku; Besjan Xhixha dhe Enver Diva.

Ora 13:25
Paralajmërimi i Krajës për 'të fortët': Do i shkojmë deri në fund, ka apo jo mbështetje!

 

Kreu i SPAK, Arben Kraja i ka dhënë një paralajmërim të gjithë personave të kërkuar nga SPAK që dyshohet se janë të përfshirë në krimin e organizuar.

“Janë disa në masë sigurimi, sepse kanë qenë proceset e tjera. Për personat që nuk janë kapur, nuk mund të jap detaje por të jeni të sigurt se jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund kushdo që të jetë, është apo jo i fortë, ka apo jo mbështetje”, tha Kraja.

Ora 13:24
8 grupe kriminale të shkatërruara/ Kraja: Ndaj të arrestuarve do të nis hetimi financiar! Megaoperacioni i SPAK në bashkëpunim me BKH

 

Për të kërkuarit nga SPAK, Arben Kraja tha se do të bëhen edhe hetimet financiare të nevojshme për të gjithë ata që do t’i nënshtrohen procedurave ligjore.

“Do të bëhen të gjitha hetimet financiare të nevojshme, ne e kemi filluar këtë punë dhe do e vijojmë deri në fund. Kushdo që do ketë në përdorim pasuri të paligjshme, do t'i nënshtrohet procedurave ligjore të ligjit antimafia”, tha Kraja.

Ndër të tjera, theksoi se në operacion ka qenë e përfshirë Byroja e Hetimit, ndërsa më 25 qershor pritet të përfundojë trajnimi edhe për grupin e dytë të hetuesve e tjerë.

“BKH ka qenë shumë e përfshirë, grupi që ka kryer hetimet ka qenë e përbërë nga 3 prokurorë, 4 oficerë hetues të Byrosë së Hetimit dhe përfaqësuesit e drejtorisë së policisë së shtetit. Sa i përket kur do të përfundojë plotësimi i BKH, është në proces. Me 25 qershor mbarojnë trajnimin dhe pas asaj date janë të gatshme për të vijuar punën”, tha Kraja.

Ora 13:20
Megaoperacioni/ Nano jep detaje nga operacioni: Janë sekuestruar kallashnikovë, pistoleta, antiplumb, fatura bankare, makina dhe para

 

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë me dije se janë ekekutuar 18 urdhërarreste nga 32 në total. Nga sa mësohet nga ky operacion, sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.  

"Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”, që u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.   

Pas veprimeve intensive hetimore të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dhe në bazë të  informacioneve të mara nga burime të ndryshme, u krijuan dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e shumë personave të tjerë, në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar. 

Menjëherë pas nxjerrjes së urdhër arresteve për 32 persona dhe urdhrave për kryerjen e kontrolleve në 28 banesa, të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policia e Shtetit organizoi operacionin policor të koduar “Golden bullet”, për ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”.  Operacioni u shtri në disa qarqe, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë. Në operacion u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve që përmenda. 

Ky operacion u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Deri tani janë ekzekutuar gjithsej 18 masa sigurie, nga këto 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerët, masat e sigurisë u ekzekutuan në disa IEVP, sepse këta shtetas janë arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale. Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.  

Operacioni “Golden bullet” është tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, SPAK-ut dhe Prokurorive të Rretheve Gjyqësore, konkretisht asaj të Elbasanit, si dhe të  profesionalizmit të këtyre strukturave, në hetimin e thelluar që çoi në identifikimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre personave dhe grupeve kriminale. Operacioni është në vijim dhe dua të garantoj qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të ndalojnë asnjë moment operacionet, deri në kapjen e të gjithë personave të kërkuar që janë të përfshirë në veprimtari kriminale.   Gjithashtu, shpreh vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe me homologët tanë, me qëllim lokalizmin, kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë, të këtyre personave, që mund të strehohen jashtë vendit. Njëkohësisht, mbetem i vendosur për të pastruar nga radhët e Policisë së Shtetit ata punonjës policie që shpërdorojnë detyrën apo më keq akoma bëhen palë me krimin, si dhe inkurajoj agjencitë ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të Policisë, në veprimtari të kundërligjshme. Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, që bashkërisht të parandalojmë, të evidentojmë dhe të godasim paligjshmërinë, krimin në përgjithësi dhe atë të organizuar në veçanti,  me qëllim krijimin e një ambienti shumë më të sigurt për qytetarët dhe aspak të sigurt për shkelësit e ligjit", tha Nano.

Ora 13:18
Shkatërrohen 8 grupe kriminale/ Kreu i SPAK: Paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e kundërshtarëve! Shumë të rrezikshëm

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka dhënë detaje nga megaoperacioni i shtrirë në disa qytete të vendit. Në deklaratën për mediat, Kraja tha se është zbuluar se si funksiononin grupet dhe detaje nga krimet e tyre, ndaj të cilëve rëndojnë akuzë për krime dhe tortura të rënda. Kreu i SPAK bëri me dije se këto grupe përdornin paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e kundërshtarëve dhe ishin shumë të rrezikshëm për shoqërinë.

Sa i përket personave të arrestuar tashmë për vepra të tjera penale, kreu i SPAK tha se janë në procese të tjera. Për ata që nuk janë kapur ende ai deklaroi se operacioni vijon dhe s’mund të jepen detaje. Kraja theksoi vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund.

‘Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.75/2022. Byroja Kombëtare të Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim të ngushtë kanë kryer veprime të shumta hetimore në drejtim të zbulimit të autorëve të disa ngjarjeve shumë të rënda kriminale të ndodhura në qytete të ndryshme. Përkushtimi dhe angazhimi policisë gjyqësore të këtyre dy strukturave të përfshirë në hetime, nën drejtimin e Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, bëri të mundur që pas hetimeve intensive dhe të shumta të grumbullohen prova në drejtim të shumë ngjarjeve kriminale të ndodhura dhe të autorëve të tyre.

Fillimisht Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 14.04.2022, procedimin penal nr.75, për veprat penale "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 ne lidhje me nenin 22, 278, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal; si dhe për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" e kryer në bashkëpunim dhe "Përkrahja e autorit të krimit", parashkuar nga neni 278 dhe neni 302 të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, janë zbuluar të dhëna të rëndësishme lidhur me disa vrasje të kryera në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, vrasje të mbetura në tentativë, krijimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, vjedhje me dhunë dhe armë, vepra dhune, shkatërrim prone me lëndë plasëse, etj. Si rrjedhojë e këtyre të dhënave janë tërhequr dhe studjuar dosjet penale që kanë të bëjnë me këto ngjarje penale. U tërhoqën dosjet e 18 procedimeve penale të ndryshme dhe u bashkuan në një procedim të vetëm me procedimin nr. 75/2022. Pas studimit të tyre, mekanizimit të kryerjes së veprave penale, motivit apo konfliktit, veprimeve hetimore në secilën prej tyre, të analizuara këto në raport me të dhënat e reja të disponuara, u evidentuan të dhëna në drejtim të identifikimit të autorëve të dyshuar të këtyre veprave penale.

Hetimet e kryera për këto ngjarje kriminale kanë evidentuar ekzistencën e 8 grupeve të strukturuara kriminale të cilët kanë shtrirje gjeografike kryesisht në qytetet e Tiranës. Durrësit dhe Elbasanit. Në Elbasan 4 grupe, në Durrës një grup dhe në Tiranë 3 grupe. Këta  grupe kriminale jane dedikuar në veprat penale në dem të jetes dhe shëndetit si edhe në drejtim te pasurisë. Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale eshte dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga kjo veprimtari kriminale. Pjesëtare të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri- tjetrit. Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma te medha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtare. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon për një shkallë shumë të lartë organizimi dhe në këtë mënyrë edhe shkallë shumë të larte rrezikshmërie shoqërore.

Në kuadër të këtij procedimi penal pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 42 datë 17.05.2022 të Gjykatës se Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë caktuar masat e sigurimit personal të karakterit shtrëngues "arrest në burg" për 32 shtetas. Po kështu me vendimin 18.05.2022 te Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është autorizuar kontrolli i banesës dhe i vendeve në pronësi të 28 shtetasve.’- ta kreu i SPAK.

 

Ora 12:16
Në bashkëpunim me grupet kriminale manipuloi provat për dy vrasje e urdhëroi djegien e makinës së ish-gruas, kush është avokati që kërkohet nga SPAK

1652955448_albanbengasi.png

Alban Bengasi është avokati i cili është shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga prokuroria për goditjen e 4 celulave kriminale në disa qytete të vendit. Burime bëjnë me dije se grupet kriminale në bashkëpunim edhe me avokatin, i cili ishte pjesë e një prej grupi, kanë manipuluar provat për dy vrasje, duke i vendosur provat e krimeve tek personat që nuk kishte asnjë lidhje. Po ashtu mësohet se ai ka kërkuar djegien e makinës së ish-gruas së tij, pas një konflikti që ka pasur me të. Po ashtu urdhër arresti është dhënë edhe për Florenc Çapjan, i cili ndodhet në Dubai.

 

Ora 11:45
Operacioni i SPAK kundër krimit të organizuar, lokalizohen 2 të kërkuarit! Kontrolle në 3 pallate te Liqeni i Thatë nga FNSH dhe RENEA

 

Vijon operacioni i SPAK për të goditur botën e krimit të organizuar. FNSH dhe RENEA ndodhen te Liqeni i Thatë në Tiranë dhe po zhvillojnë kontrolle në 3 pallate. Burime bëjnë me dije se janë lokalizuar 2 persona të shpallur në kërkim.

Ora 11:17
Operacioni i SPAK, pjesë e grupit kriminal edhe një avokat! Me grupet kriminale manipuluan provat për 2 vrasje

1652299661_Screenshot1.jpg

Report Tv mëson se nga hetimet e kryera nga SPAK për goditjen grupeve kriminale është shpallur në kërkim edhe avokati Alban Bengasi. Burime bëjnë me dije se grupet kriminale në bashkëpunim edhe me avokatin, i cili ishte pjesë e një prej grupi, kanë manipuluar provat për dy vrasje, duke i vendosur provat e krimeve tek personat që nuk kishte asnjë lidhje. Të njëjta burime bëjnë me dije se është arrestuar edhe një efektiv policie tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, sektori i Krimeve.

Ora 10:52
Operacioni i SPAK, u komunikohet masa në qeli Sokol Sanxhaktarit dhe Henrik Hoxhajt, ‘ushtar’ i Nuredin Dumanit

1652949695_SANXHAKTARHOXHAJ.jpg

Sokol Sanxhaktari dhe Henrik Hoxhaj

Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga SPAK për të goditur grupet kriminale, Sokol Sanxhaktarit dhe Henrik Hoxhës, i janë komunikuar masat e arrestit në qeli. Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdinit, është dënuar me 18 vite burg nga gjykata e Elbasani për vrasjen e Florian Lamçe në Elbasan me datë 30 korrik të vitit 2020. Ndërsa Henrik Hoxhaj, u arrestua në të njëjtën ditë me Nuredin Dumanin, dhe njihej ndryshe si ‘ushtari’ i tij. Hoxhaj, u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.

Ora 09:55
Aksioni i SPAK, në 32 urdhër arrestet, mes tyre edhe Suel Çela dhe Ervis Martinaj

1652947049_suelcelamartinaj.jpg

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga 32 urdhër-arreste të lëshuara për të goditur grupet kriminale, deri tani janë ekzekutuar 12 masa. Ndërkohë, urdhër-arreste janë lëshuar për Ervis Martinajn, Suel Çelën, Kamber Mehajn, Talo Çelën dhe Sokol Sanxhaktarin.

Ora 08:44
Operacioni i SPAK, FNSH zbarkon në Elbasan, 10 të ndaluar, mes tyre policë që ndihmonin grupet kriminale

Në Elbasan në orët e para të mëngjesit, FNSH ka zbarkuar në qytet. Report Tv mëson se me urdhër të SPAK janë 10 persona të cilët pritet që të arrestohen, të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale që drejtojnë qytetin e Elbasanit. Edhe disa oficerë policie pritet të ndalohen pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale duke shpërdoruar detyrën.

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/05/2022 02:02

    Per nje vend kaq te vogel qe kemi prodhojme shume kriminalitet dhe keta jane vetem me te rrezikshmit.Po kriminelet qe bejne krime te vogla,po ata qe bejne shkelje,etj? Valle a eshte bere ndonjehere ndonje studim,apo a jane llogarritur statistika se sa perqind e popullsise jane akuzuar per krime,sa per abuzime e shkelje,etj, duke filluar qe nga gjobat e shkeljet e trafikut e deri te vrasjet?

    Përgjigju
  • putini: 20/05/2022 01:01

    ATE policin qe i ka sherbyer bandave,,,lidheni dhe vareni per kembesh dhe rriheni ashtu te varur me thuper thane ....

    Përgjigju
  • zana: 20/05/2022 00:59

    A KANE FAMILJE keta ,,,rreth familiar ,,c'fare i thone familiareve te tyre kur ju del emri ne televizor per krime,,,nuk e kuptoj,,,a kane baba e nene,,,dhe si i justifikojne vrasjet dhe krimet qe bejne....

    Përgjigju
  • Vera: 19/05/2022 18:48

    POLICIA I NJEH KETA KRIMINELE,,,,DUHEJ VETEM TE URDHEROHEJ QE TE ARRESTOHESHIN...ME MIRE VONE SE KURRE....

    Përgjigju
  • Edi Rama: 19/05/2022 18:39

    Gjyshja ime ka thene nje shorehje O Spak apo ma kap pak Shkoni perkthejeni, kjo esht komenti im

    Përgjigju
  • Fieri: 19/05/2022 14:20

    Vrime ne uje, Kamerin edhe Suelin ti shikoni ne enderr, Kameri esht nje nga gangesteret me jetegjat ne Shqiperi, ndersa Sueli ka nje nga linjat me te forta te droges ne Ballkan , e duan te gjithe, me perpara arrestojn Taulant Pallen

    Përgjigju
  • Maksi: 19/05/2022 14:09

    Urime SPAK qe ashtu si pararendesi PKR e bejne mire punen kunder krimit te organizuar, dhe do vazhdoje te caloje ndaj korrupsionit. Kjo e sotmja me shume se "goditje" eshte deshmi e sofistikimit dhe lirshmerise qe krimi i organizuar vepron dhe me keq, se sa i zgjeruar eshte ne territor dhe pushtet. Dhe nuk e ka fajin Saliu per fat te keq te Meros apo Karlos.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 19/05/2022 14:07

    Po patsrohet shoqeria shqiptare nga jashqitjet dhe ushtaret e tyre

    Përgjigju
  • Olsi: 19/05/2022 13:53

    Po kto te operacionales pse si arrestoni Qe shesin info cdo dite e marrin rrogen si ne banke Cdo muaj!!! Beni mire hetime, se jane 30 % te shitur te mafia E bandat, seshte vetem 1 polic kot qe arrestoni ju! Jane nga koka te kembet te shitur..

    Përgjigju
  • titi: 19/05/2022 13:38

    Prokuroria si Qeveria sa her vine zgjedhjet nderton rruge ,dhe SPAK sa her ka votime per shqiperin ne BE ben arestime :))

    Përgjigju
  • Dorjani: 19/05/2022 13:26

    O spak po hajdeni nga vlora se keni gjthe ata njeres qe jane te vrare te zhdukur apo su behet vone po i keni sheshit neper ruge kriminelat apo i njoftoni para se te shkoni vetem shohu dini te beni dhe te kapni ndonje hallexhi

    Përgjigju
  • Show: 19/05/2022 12:29

    Eshte njesoj show i rradhe, si fundi marrezise Ose kur i cuan letrat e deklarimit dhe ne fund ja kthyen te gjithe bandave ato qe i sekuestruan, makinat dhe pronat gjoja! Dhe kjo jave meqe u bene disa ngjarje, eshte skenografija rradhes Te bejme buje kot, ne fund asnje nuk denohet, Dhe ato pak qe mund te arrestohen me "vet dorzim" Me marreveshje do lirohet per 1 dite. Jemi lodhur me kto perradha, qe i marrin ne tel Dhe i thone do vijme te te marrim Dhe pastaj te cojme prap pa merak ... Nqs doni ta beni vertete e beni per nje minute Se te gjithe pushtetin e keni dhe i dini shume mire Se ca veprash penale kane kryer dhe sa po kryejne ne vazhdim. Po juve ju intereson te merrni rrogat muaj per muaj nga krimi Nga 20-50 mije euro! Turp tiu vij se e bete kte popull te ike naten Ska piken e besimit dhe sigurise te dalin te pijne nje kafe Me familjen , se kane frike mos kercet kallashi perdite.

    Përgjigju
  • Besimi: 19/05/2022 11:40

    Se besoj se eshte e vertete, se do ishte mrekulli te arrestoheshin te gjithe Dhe jo vetem... kaloni dhe nga tirana shkodra dhe vlora e fieri e kuksi

    Përgjigju
  • Mehja: 19/05/2022 11:28

    Edhe sueli e habitshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League