TIRANE-Shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Haki Hasanbegaj dhe oficeri i Policisë në Komisariatin e Tepelenës, Gani Abazi, u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi dyshohet se kanë dekonspiruar operacionet e policisë për kanabisin e në zonë.
Zanafilla e ngjarjeve që pasuan mbrëmjen e djeshme ka të bëjë me muajin Tetor të vitit të kaluar, (2016), kur midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë policia ka konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur një sasi e madhe kanabisi, pesha e të cilëve u përfol njëherë 24 ton dhe njëherë 2.4.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se, përgjimet e bëra mbi grupin e strukturuar kriminal hodhën dyshime se lidhje ka dhe shefi i Rendit të Policisë së Vlorës, Haki Hasanbegaj. Ai u prangos dje në mbremje, pak para mesnate.
Po në orët e vona të se enjtes, në të njëjtin operacion nga Krimet e Rënda, është arrestuar edhe Gani Abazi, shef i specialistëve të zonave në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Edhe arrestimi i tij është kryer në të njëjtin operacion me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, pasi zyrtari i Policisë ka rezultuar se dekonspironte aksionet dhe dyshohet se përfitonte pagesa nga shtetasit që kultivonin lëndë narkotike.
Mbi operacionin ne muajin Tetor, zyrtarisht policia e Vlorës tha se u sekuestruan vetëm rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe Drejtorinë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Policisë së Shtetit mundësoi arrestimin e 6 personave dhe shpalli në kërkim një agjent i antikrimit ekonomik, Renaldo Avduli.
Një relacion i Shërbimit Informativ Shtetëror i dorëzuar në mes muajin Korrik 2016 pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i cili flet për veprimtarinë e dyshimtë dhe lidhjet me trafikantët të oficerëve të Policisë së Shtetit, ka shërbyer si indicie për prokurorinë,që të regjistrojë disa procedime penale për oficerë policie të dyshuar.
Një nga këto procedime ka qenë dhe për oficerin e sketorit kundër krimit ekonomik në policinë e Vlorës Renaldo Avduli, për të cilin SHISH kishte informuar prokurorinë se mbante kontakte të vazhdueshme me kontigjentë kriminalë, kryesisht në trafikun e drogës.
Në krye të 6 muajve, Prokuroria e Krimeve të Rënda hedh dyshime se pas kultivimit e trafikimit të kanabisit në fshatrat e Vlorës, fshiheshin zyrtarë të Policisë si Hasanbegaj e Abazi.
Operacioni i 4 Tetorit
Me 4 Tetor në pranga ranë
1- Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë.
2- Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë.
3- Klajdi Imeri, 21 vjeç, banuese në Vlorë.
4- Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
5- Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.
6- Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.
Në kërkim u shpall një agjent i antikrimit ekonomik, Renaldo Avduli.
/Shqiptarja.com

VIDEO