BRINDISI - Autoritetet italiane kanë nisur ditën e sotme operacionin e tretë investigues brenda tragetit italian që u përfshi nga flakët “Norman Atlantic”.
Sipas sipas zëvendës prokurorit të Barit Ettore Cardinali, në bordin e tragetit ndodhen zjarrfikës dhe ekspertë të policisë shkencore e karabinierë, forca të kapitenerisë së portit si dhe mjekë ligjorë të Poliklinikës së Barit.
Zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e vatrave të reja të zjarrit që janë rindezuar me hapjen e disa portave dhe hyrjen e oksigjenit në zonat e përfshira më parë nga zjarri, ku temperaturat janë ende të larta.

Për momentin po inspektohen urat 6 dhe 7 ndërsa ështe ende e vështirë aksesi në urën 4, apo në garazh ku mendohet se ka nisur dhe zjarri. Po ashtu sot do të tentohet të hyhet në disa prej kabinave dhe do të jetë një inxhinier i regjistrit Italian të Marinës (Rina) që do të bëjë vlerësimin e kushteve të sigurisë të anijes, si dhe mundësinë për rimorkimin e saj drejt portit të Barit gjatë ditëve në vazhdim.

Ndërkohë sipas mediave italiane, një qark i shkurtër elektrik i shkaktuar nga kamionët e shumtë frigoriferikë të lidhur me kabinën elektrike të tragetit, mund të ketë qenë shkaku i zjarrit që ka shkatërruar tragetin “Norman Atlantic”. Këtë dyshim e ngrenë hetuesit, pas dëshmisë së kapitenit të tragetit Argilio Giacomazzi, i cili ka rrëfyer se në bordin e anijes ka pasur shumë mjete të tilla, ndoshta më shumë se ç’lejohej të transportoheshin.
Pjesa tjetër e hetimeve u mbetet zjarrfikësve të cilët ende nuk kanë mundur të kontrollojnë të gjithë anijen “Norman Atlantic” për shkak se sipas tyre ajo është si një ‘vullkan i fjetur’ ende me temperatura përvëluese, çka e bën të rrezikshme hyrjen brenda saj.
Sipas mediave italiane, vetëm pasi të arrihet në garazhin e anijes, aty ku kanë qenë të parkuara kamionët-frigoriferikë, do mund të zbulohet çfarë e shkaktoi zjarrin që rezultoi të ishte tragjik për pasagjerët e tragetit fatkeq.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme është identifikuar dhe trupi i fundit mes kufomave, ku kanë qenë djemtë dhe nipi ata që kanë vërtetuar se i përket Ferasimos Kazantzidis, një shoferi kamioni grek.
Mes 11 viktimave zyrtare të anijes italiane që u përfshi nga flakët, u zbulua edhe trupi i një 15 vjeçareje e cila sipas mediave italiane dyshohet se është me origjinë shqiptare, por me leje qëndrimi në Gjermani, e identifikuar si Racha Charif.
Por nga ana e saj Ministria e Jashtme shqiptare, ka mohuar që emri i 15-vjeçares me origjinë shqiptare të jetë në listën që disponon duke shtuar se nuk ka patur asnjë kërkesë për të verifikuar një person më këtë identitet.
MPJ: Gjeramania nuk e lejon dy shtetësinë
Shtatë kufomat e tjera të identifikuara u përkasin dy transportuesve nga Kampania Michele Liccardo 32 vjeç dhe Giovanni Ribnaldi 34 vjeç, priftit gjeorgjian 27 vjeçari Omar Kartozia, gruas turke Havise Savas, grekëve Sasentis Nikolaus Paraschis dhe Kostantinos Koufopuolos dhe një tjetër gruaje gjermane, Muller Afroditi.
Në inspektimin e dytë të anijes raportohet se ende nuk janë gjetur trupa të tjerë, ndonëse kërkimi nuk ka qenë i plotë për shkak se trupi i anijes dhe sidomos pjesa e garazhit është ende me temperatura të larta.

Nis operacioni i tretë investigues brenda tragetit
Ora 11:08 Ka nisur operacioni i tretë investigues brenda tragetit italian të marrë flakë, ku sipas zëvendës prokurorit të Barit Ettore Cardinali, në bordin e saj ndodhen zjarrfikës dhe ekspertë të policisë shkencore e karabinierë, forca të kapitenerisë së portit si dhe mjekë ligjorë të Poliklinikës së Barit.
Zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e vatrave të reja të zjarrit që janë rindezuar me hapjen e disa portave dhe hyrjen e oksigjenit në zonat e përfshira më parë nga zjarri, ku temperaturat janë ende të larta. Për momentin po inspektohen urat 6 dhe 7 ndërsa ështe ende e vështirë aksesi në urën 4, apo në garazh ku mendohet se ka nisur dhe zjarri.

Zjarri në "Norman Atlantic" shkak kamionët frigoriferë
Ora 10: 45 Hipotezat e para mbi nisjen e zjarrit në bordin e anijes sipas hetuesve mund të jetë prania e shumë kamionëve-frigoriferikë të lidhur me kabinën elektrike të tragetit, që mund të ketë shkaktuar një qark të shkurtër. Hetuesit kanë hedhur këtë dyshim pas deklaratës së kapitenit të anijes Argilio Giacomazzi i cili ka rrëfyer se në bordin e anijes ka patur shumë mjete të tilla, ndoshta më shumë se ç’lejohej të transportoheshin.
Pjesa tjetër e hetimeve u mbetet zjarrfikësve të cilët ende nuk kanë mundur të kontrollojnë të gjithë anijen ‘Norman Atlantic’ për shkak se sipas tyre ajo është si një ‘vullkan i fjetur’ ende me temperatura përvëluese, çka e bën të rrezikshme hyrjen brenda saj. Vetëm pasi të arrihet në garazhin e anijes, aty ku kanë qenë të parkuara kamionët-frigoriferikë, do mund të zbulohet çfarë e shkaktoi zjarrin që rezultoi të ishte tragjik për pasagjerët e tragetit fatkeq.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sipas sipas zëvendës prokurorit të Barit Ettore Cardinali, në bordin e tragetit ndodhen zjarrfikës dhe ekspertë të policisë shkencore e karabinierë, forca të kapitenerisë së portit si dhe mjekë ligjorë të Poliklinikës së Barit.
Zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e vatrave të reja të zjarrit që janë rindezuar me hapjen e disa portave dhe hyrjen e oksigjenit në zonat e përfshira më parë nga zjarri, ku temperaturat janë ende të larta.

Për momentin po inspektohen urat 6 dhe 7 ndërsa ështe ende e vështirë aksesi në urën 4, apo në garazh ku mendohet se ka nisur dhe zjarri. Po ashtu sot do të tentohet të hyhet në disa prej kabinave dhe do të jetë një inxhinier i regjistrit Italian të Marinës (Rina) që do të bëjë vlerësimin e kushteve të sigurisë të anijes, si dhe mundësinë për rimorkimin e saj drejt portit të Barit gjatë ditëve në vazhdim.

Ndërkohë sipas mediave italiane, një qark i shkurtër elektrik i shkaktuar nga kamionët e shumtë frigoriferikë të lidhur me kabinën elektrike të tragetit, mund të ketë qenë shkaku i zjarrit që ka shkatërruar tragetin “Norman Atlantic”. Këtë dyshim e ngrenë hetuesit, pas dëshmisë së kapitenit të tragetit Argilio Giacomazzi, i cili ka rrëfyer se në bordin e anijes ka pasur shumë mjete të tilla, ndoshta më shumë se ç’lejohej të transportoheshin.
Pjesa tjetër e hetimeve u mbetet zjarrfikësve të cilët ende nuk kanë mundur të kontrollojnë të gjithë anijen “Norman Atlantic” për shkak se sipas tyre ajo është si një ‘vullkan i fjetur’ ende me temperatura përvëluese, çka e bën të rrezikshme hyrjen brenda saj.
Sipas mediave italiane, vetëm pasi të arrihet në garazhin e anijes, aty ku kanë qenë të parkuara kamionët-frigoriferikë, do mund të zbulohet çfarë e shkaktoi zjarrin që rezultoi të ishte tragjik për pasagjerët e tragetit fatkeq.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme është identifikuar dhe trupi i fundit mes kufomave, ku kanë qenë djemtë dhe nipi ata që kanë vërtetuar se i përket Ferasimos Kazantzidis, një shoferi kamioni grek.
Mes 11 viktimave zyrtare të anijes italiane që u përfshi nga flakët, u zbulua edhe trupi i një 15 vjeçareje e cila sipas mediave italiane dyshohet se është me origjinë shqiptare, por me leje qëndrimi në Gjermani, e identifikuar si Racha Charif.
Por nga ana e saj Ministria e Jashtme shqiptare, ka mohuar që emri i 15-vjeçares me origjinë shqiptare të jetë në listën që disponon duke shtuar se nuk ka patur asnjë kërkesë për të verifikuar një person më këtë identitet.
MPJ: Gjeramania nuk e lejon dy shtetësinëShtatë kufomat e tjera të identifikuara u përkasin dy transportuesve nga Kampania Michele Liccardo 32 vjeç dhe Giovanni Ribnaldi 34 vjeç, priftit gjeorgjian 27 vjeçari Omar Kartozia, gruas turke Havise Savas, grekëve Sasentis Nikolaus Paraschis dhe Kostantinos Koufopuolos dhe një tjetër gruaje gjermane, Muller Afroditi.