Në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme kanë vepruar 76 grupe të përbashkëta Polici - OSHEE e jane kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 1.567 raste . Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 20 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 10 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 6 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 4 autorë.
Gjithashtu, janë ndërprerë 1.105 lidhje të abonentve debitorë dhe 20 lidhje të paligjshme, si dhe janë kontrolluar 61 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së. /ATSH/