Kompanitë "CCALB" Shpk dhe "GSA Ferrokrom" Shpk, prej rreth 2 vitesh i digjnin mbetjet e tyre në qiell të hapur në Elbasan, duke shkaktuar ndotjen masive të ajrit dhe ujërave. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, se djegia është bërë brenda rrethimit ku ushtrohej aktiviteti, kryesisht gjatë natës që të mos binin në sy të autoriteteve.
Policia ka shkuar disa herë kur janë konstatuar djegie, por në asnjë rast nuk kanë pranuar të hapin derën. Në kushte normale, djegia e materialeve të tilla duhet të bëhet sipas standardeve për të mos krijuar ndotje, të cilat "CCALB" Shpk dhe "GSA Ferrokrom" Shpk nuk i plotësonin, pasi brenda ambienteve të punës nuk janë gjetur pajisje që shërbejnë për filtrim.
Lajmi kryesor:
Dy vite ndotje mjedisore në Elbasan, pezullohen 2 kompanitë e ferrokromit, gjobë 13 mln lekë! 16 persona në pranga, 8 pronarët në kërkim (VIDEO)












