Gjeli i detit, simbol i tryezave në natën e ndërrimit të viteve, mbetet një nga produktet më të kërkuara. Gëzim Xhafa nga fshati Karreç i Maminasit tregon se porositë kanë nisur herët për këtë vit. Çmimi do të jetë njësoj si vjet, 1000 lekë/kg.
“Gjithë jetën jam marrë me blegtori. Aktualisht kam 160 gjela dhe pula deti. Bëj stërvitje me këtë punë, s’kam asnjë sëmundje, deri tani jam në gjendje të mirë. I kam të shitur dhe kismet pres të dalë mirë sivjet. Edhe vjet mirë dolëm, por shita një pjesë pas vitit të ri më lirë. Gjeli vjen 10 kg, bën 100 mijë lekë të vjetra.”, tregon 63 vjeçari për emisionin “Një nga ne”.
Sipas tij gjeli është një shpend që ka leverdi, por edhe të papritura.
“Është shpend i butë, i mirë, por sëmundja të nxin jetën se ta lë pushkën në faqe. Duhet t’ia bësh ilaçet, vaksinat me kujdes. Kanë leverdi, për 4-5 muaj që i mbaj. Deri ku të më lërë takati do ta vazhdoj.”, përfundon fermeri.
Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 13:00 në ekranin e Report Tv.
Komente











