Mjeku Ali Tonuzi është denoncuar si shkaktar i vdekjes së një pacienteje nga familjarët e saj. Blerina Cenameri,vajza e 62 vjeçares deklaron se e dërgoi nënën për vizitë të syrit, por mjekun i ka kërkuar ta operonte me urgjencë në klinikën e tij private.

E nëse ndërhyrja nuk bëhej, 62 vjeçarja rrezikonte t’i infektohej syri tjetër.Edhe pse ndërhyrja iu tha se ishte e lehtë rezultoi të ishte tejet e rëndë

.Familjarët, thonë se nënës së tyre nuk iu hap kartelë klinike, madje as ata nuk hodhën firmë.Ndërsa ndërhyrja rezultoi të ishte më e gjatë nga sa u tha fillimisht. Pas operimit pacientja doli në gjendje të vështirë. Por mjeku u tha ta çonin në shtëpi pasi gjendja ishte normale. Por pas një ore 62-vjeçarja kaloi në koma dhe pas 13 ditësh ndërroi jetë në reanimacion.