Operacioni ndërkombëtar i drogës, 7 të arrestuarit mbeten në burg

Operacioni ndërkombëtar i drogës, 7 të arrestuarit mbeten në burg

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka lënë në burg 7 të arrestuarit, pjesë e grupit të strukturuar kriminal për trafikun ndërkombëtare të drogës, grup i shktërruar gjatë operacionit 'Kulmi' dhe 'Shefi' mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit të çështjes Vladimir Mara i cili kërkoi masën 'arrest me burg' për të gjithë të arrestuarit.

Gjykata la në burg:

Julian Bejdollari, 43 vjeç, banues në Vlorë

Aurel Kalari, 53 vjeç, banues në Vlorë

Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë

Mariglen Duçellari, 65 vjeç, banues në Vlorë

Kleo Bregu, 55 vjeç, banues në Vlorë

Rexhino Muçaj, 25 vjeç, banues në Vlorë

Alban Koshi, 53 vjeç, banues në Vlorë

Në kërkim janë ende dy personat Elton Hamza, 37 vjeç, banues në Orikum dhe Robert Myftari, 47 vjeç,  banues në Vlorë.

Të gjithë të arrestuarit  akuzohen për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale", "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal". 

Hetimet për këtë grup kanë nisur 5 vite më parë, ndërsa e gjithë mënyra se si vepronte kjo strukturë kriminale u zbërthye nga dy të penduarit  që treguan para prokurorëve se si  koka e grupit, shqiptari nga Vlora, jepte udhëzimet dhe ndante paratë

Nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë ku u arrestuan 37 persona, u arrestuan 27 shqiptarë dhe 10 shtetas italianë. Kjo organizatë kriminale ndërkombëtare vepronte si një e vetme me detyra të ndara, ku shpërndarja e drogës bëhej në Itali dhe në Shqipëri bëhej grumbullimi dhe transportimi i lëndës narkotike, kokainë, marijuanë e kanabis me gomone, e cila u sekuestruar ditën e djeshme. Gjithashtu në Shqipëri bëhej dhe pastrimi i parave të grupit kriminal ku sipas burimeve kjo i ishte besuar grupit që vepronte në Vlorë.

Kjo organizatë përbëhet nga 3 grupe kriminale që veprojë në Durrës, Vlorë dhe Dibër, ku sipas hetimeve të SPAK rezulton se kjo strukturë kriminale të pastrimit të parave kanë përfshirë dhe korruptuar 12 zyrtarë të pushtetit lokal në qarkun e Vlorës, Dibrës e Durrësit dhe zyrtarë policie, punonjës të doganave e deri tek disa agjentë të bankave që kanë qarkulluar paratë e grupit kriminal pa i deklaruar ato.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën