Operacioni në Himarë, Balla: Goditja ndaj keqbërësve është një sfidë e pandalshme e Policisë së Shtetit. 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se goditja ndaj keqbërësve është një sfidë e pandalshme e Policisë së Shtetit. 

Ministri Balla ka përshëndetur opracion e Policisë së Shtetit “Piketa”, i cili bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal të cilët akuzohen për vjedhje, duke e çuar kështu në mbi 200 numrin e të arrestuarve për këtë vepër penale, vetëm në gjashtë muajt e fundit.

“Ndërsa jemi në pikun e sezonit turistik, Policia e Shtetit duhet të rrisë goditjen ndaj keqbërësve që shrytëzojnë këtë moment. Një tjetër grup kriminal u vu në pranga me akuzën e vjedhjeve, duke e çuar mbi 200 numrin e të arrestuarve për këtë vepër penale, vetëm në gjashtë muajt e fundit”, shkruan Balla. 

Operacioni “Piketat” u zhvillua nga Policia e Himarës dhe e Durrësit, gjatë të cilit u bë e mundur zbardhja e vjedhjeve në një sërë vilash, si dhe vënia në pranga e dy prej pjestarëve të grupit kriminal dhe shpallja në kërkim e pjesëtarit tjetër, të tre me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit.

 

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 25/07/2023 19:25

    Nji dicka kam me keta te policise perse ja mbulojne fytyren ketyre halabakeve lerini zbuluar qe ti shikoje populli ti shikoje keta fyryra tua nxjerri bojen tja bejme me gisht kudo qe te shkojne rrace muti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen