Operacioni Oaz, si u vra Tuzi nga Bajri, Belgjika sjell dënimet për Safetin

Dy dosje të vjetra që janë rihapur bëjnë fjalë për vrasjen e Arben Tuzit në Shkodër dhe Fabiola Bajrit, e fejuara e Behar Bajrit, ngjarje kjo që është raportuar si vetëvrasje. Burime pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda bënë me dije se Behar Bajri është autor i këtyre dy ngjarjeve kriminale, që çuditërisht edhe pse diheshin se kush i ka bërë, prokuroria e Shkodrës asnjëherë nuk ka hapur dosjen penale kundër tij.

Po si kanë ndodhur këto vrasje, dhe më konkretisht ekzekutimi i Arben Tuzit në Shkodër. Sipas prokurorisë më datën 21 mars 1999 shtetasi Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë të një automjeti, ku brenda tij ishin shtetasit Arben Tuzi dhe vëllai i tij. Por këta të fundit kanë rezistuar me armë dhe nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Pas kësaj situate, me ndërhyrjen e pleqërisë është bërë dhe qetësimi i konfliktit mes Bajrëve dhe Tuzëve dhe duket se gjerat morën një rrjedhë tjetër atë të faljes. Por me sa duket Behar Bajri, nuk i ka falur realisht vëllezërit Tuzi, duke bërë që më datën 15 shkurt 2001 në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit të Shkodrës të ekzekutojë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, në atë kohë 39 vjeç.

Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri, por ata megjithëse u hetuar disa vite nga prokuroria dhe policia e Shkodrës, asnjëherë nuk përfunduar në gjykatë si të pandehur. E njëjta situatë ka ndodhur dhe me vrasjen e të fejuarës së tij Fabiola Bajri, e cila në atë periudhë 15 vjeç është ekzekutuar në dhomën e gjumit, por që më pas u raportua si vetëvrasje. Për këtë ngjarje, policia ka hetuar por e kishte pezulluar dosjen.

Ngjarja e rëndë është rihapur sërisht ku janë marrë dhe pyetur familjarë të viktimës Fabiola Bajri, të cilët kanë treguar për prokurorët të vërtetën e kësaj ngjarje. Nisur nga kjo situatë, prokuroria ka ngritur akuzë për Bajrin, duke e etiketuar atë si vrasësin e gruas së tij. Ndërkohë që mes emrave të arrestuar është dhe Safet Bajri një emër jo pak i njohur për policinë kriminale në Shkodër. Burimet thanë se Bajri është ndaluar jo vetëm për llogari të Shqipërisë, por edhe për llogari të Belgjikës.

Autoritet Belge kanë sjellë në Shqipëri tre dënime për Safet Bajrin, duke i kërkuar autoriteteve Shqiptare që të njohë dënimin e Bajrit në Shqipëri. Kjo procedurë kryhen për shkak se Bajri nuk mund të ekstradohet në Belgjikë, për sa kohë mes dy shteteve nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi. Mësohet se në 2017, Safet Bajri mori një dënim të parë prej 9 vjet burg.

Ndërkohë mësohet se në 2018, ai u dënua dy herë, me 8 dhe 5 vjet burg. Megjithatë, në qershor të vitit 2017, ai u dëbua pasi u lirua me kusht.Safet Bajri qëndroi në mënyrë të paligjshme në Belgjikë. Pritet që ditën e hënë pasi të njihet me masën e sigurisë arrest me burg, tek Krimet e Rënda, Safet Bajri do të udhëtojë në drejtim të Shkodrës ku do njihet dhe me masën që do vendosë gjykata e këtij qyteti, lidhur me tre vendimet e dënimit që ka sjellë Belgjika.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar