2 persona janë vënë në pranga të policisë së Vlorës për aktivitet të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.
Besmir Spahiu 35 vjeç dhe Ertol Furxhi, 22 vjeç, banues në lagjen "24 Maji", Vlorë, u arrestuan pas një kontrolli të policisë në një ambient në lagjen “Pavarësia 3”.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 9 pajisje kompjuterike të cilat dyshohet se shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient, i cili kishte për pronar 35-vjeçarin, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.