KORÇË- 23 të arrestuar është bilanci i dhënë nga policia e Korçës për trafikimin e lëndëve narkotike në formë çokollate.

Në fazën e 10-të të operacionit ‘Restart’ policia e Korçës ka sekuestruar deri më tani në total 565.5 lëndë narkotike.

Policia e Korçës ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale E.Z., si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 32-vjeçarin A.Z.,

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe informacioneve të grumbulluara se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me persona të tjerë, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të banesës së tij në fshatin Ponçarë, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta sportive, me 30 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shokut të tij, shtetasit A. Z., u gjet e sekuestrua një motor i markës "Peda Tek", pa targa dhe dokumentacionin përkatës, i cili rezultoi i vjedhur në Maqedoninë e Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kjo ishte faza e dhjetë e operacionit policor të koduar "Restart", startuar shtatë muaj më parë. Në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, u arrestuan 20 persona.