Operacioni 'Revanshi'/ Vetëdorëzohet ish drejtori i policisë së Lezhës, Henerigert Mitri! Report Tv siguron momentin kur mbërrin në Policinë e Tiranës (FOTO)

Operacioni 'Revanshi'/ Vetëdorëzohet ish drejtori i policisë së Lezhës, Henerigert Mitri! Report Tv siguron momentin kur mbërrin në Policinë e Tiranës (FOTO)

Henerigert Mitri me avokatin e tij

Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen Revanshi. Lajmi konfirmohet nga burime pranë DVP Tiranë. Report Tv ka siguruar edhe pamjet kur Henerigert Mitri mbërrin në Policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij, Ardian Leka.

Emri i Henerigert Mitrit u zbulua gjatë zhvillimit të operacionit 'Revanshi' nga SPAK në maj të këtij viti dhe doli që Mitri në cilësinë e drejtorit të policisë së Lezhës zhvillonte aktivitete të paligjshme si të kultivimit të kanabisit dhe lojërave të fatit. Mitrit iu caktua masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Mitri kishte i pari akses si drejtor policie për koordinatat që Guardia di Finanzia do të bënte për kontrollet nga ajri dhe më pas nxirrte urdhrat për kryerjen e tyre.

Por, para se t’i firmosë këto urdhra për kontrolle, Mitri komunikonte me vartësin e tij, shefin e anti trafiqeve Klodian Shahinin për ta pyetur se ku janë vendet që kanë mbjellë kanabis dhe para se Guardia Di Finanza të fluturonte mbi to, hiqen bimët narkotike dhe trafikantët largohen.

Në këtë skemë trafiku, Mitri ishte bashkë më Klodian Shahini e antitrafikut, ndërsa një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë ishte edhe Elson Reçi, i fisit të Reçëve në Rrëshen. Shahini bashkëpunon me persona të tjerë për kultivimin e kanabis sativa, siç është rasti i një parcele në Livadhas në Mirditë.

Operacioni 'Revanshi' falë hetimeve të SPAK dhe Policisë së Shtetit u firmosën 50 urdhër-arreste për bosë të krimit brenda dhe jashtë vendit ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u zbardhën disa ngjarje të rëndë të viteve të fundit.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 12/09/2024 06:43

    Një varikars që bëhet drejtor ja se si përfundon!!

    Përgjigju
  • Beni: 11/09/2024 20:52

    Me foto e video. Se si krimi i organizuar krenarisht shkon ne polici. Cfare shemtie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Tentoi të vjedhë bankën, autori ende në kërkim! Policia: Mund të ketë qenë i dehur

Korçë/ Tentoi të vjedhë bankën, autori ende në kërkim! Policia: Mund të ketë qenë i dehur