Operacioni 'Shpirti', të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit! Kërkon edhe konfiskim të pasurive

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për 8 nga 31 të pandehur të operacionit “Shpirti”, të cilët akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. 115 vite në total ka kërkuar SPAK, teksa gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se kërkohet edhe konfiskim të pasurive të tyre.

Më herët në kuadër të këtij operacioni GJKKO ka lënë në burg Hekuran Markun, ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri edhe pse ai ka refuzuar përfshirjen në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike. Marku u ekstradua nga Gjermania në 7 maj. Nga ana tjetër, SPAK është në pritje të ekstradimit nga Franca të ish-truprojës tjetër të Tahirit, Agustin Dedës. Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, gazetarë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës. 

Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë  të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre.

Pretenca e Prokurorisë
lirijan Ducollari 20 vite burg
Marigleni Duçollari 5 vite burg
Aurel Kalari 15 vite burg
Kleo Bregu 18 vite burg
Orhan Ducellari 15 vite burg
Julian Bedollari 15 vite burg
Rexhino Mucaj 15 vite burg
Alban Koshi 12 vite burg

31 të pandehurit e tjerë të operacionit ‘Shpirti’:  Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli, Maksim Sota, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj.

Bilanci i Operacionit
Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e  pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane. Autoritetet Shqiptare dhe Autoritetet Italiane, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër  të operacioneve ‘Shefi’ dhe ‘Kulmi’  në mars të  vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpunëtoreve të drejtësisë, të dhëna  për shkelje të ligjit,  të kryera nga zyrtarë publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishëm.

Në tërësi janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë me vlerë mbi 55 milion Euro, si dhe janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion Euro.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë