U ekstradua një ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Hekuran Markun, ish-truproja i Saimir Tahirit: Nuk jam i përfshirë në trafikun e drogës

TIRANË- GJKKO ka lënë në burg Hekuran Markun, ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se Marku ka refuzuar përfshirjen në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Marku nuk u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve, por ka folur mohuar vetëm akuzën ndaj tij.

Pas mbarimit të seancës, avokati Tonin Prendi tha se Marku është njohur me të penduarin e drejtësisë Eltjon Bregasoi në vitin 2015 gjatë fushatës së Partisë Socialiste, por refuzon të ketë bashkëpunuar me të në trafikun e drogës.

Nga ana tjetër, SPAK është në pritje të ekstradimit të ish-truprojës tjetër të Tahirit, Agustin Dedës. Deda mbahet nga autoritet franceze, ndërsa pritet që ekstradimi të bëhet javën tjetër.

Marku u ekstradua një ditë më parë nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti”, me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë  të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku,  njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

31 të pandehurit e operacionit ‘Shpirti’:  Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli, Maksim Sota, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj.

Më parë janë dërguar për gjykim: Ilirjan Duçellari, Aurel Kalari, Kleo (Piro) Bregu, Orhan Duçellari, Julian Bejdollari, Rexhino Muçaj, Robert Myftari, Alban Koshi, Mariglen Duçellari. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:45
GJKKO la në burg ish truprojën e Tahirit/ Avokati: Marku kundërshtoi përfshirjen në trafik droge, u njoh në fushatën për PS në 2015 me të penduarin e drejtësisë

Avokati Tonin Prendi ka dhënë një prononcim për mediat pasi GJKKO ka lënë në burg Hekuran Markun. Vendimin tha se do ta kundërshtojnë.

“Do paraqesim fakte e rrethana që paraqesin se nuk ka lidhje me veprat penale për të cilat është marrë i pandehur”, tha Prendi.

Ndër të tjera tregoi se lidhjen e Markut me Eltjon Bregasin, i akuzuar për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Avokati tha se Marku është njohur me Bregasin në fushatën e vitit 2015 për Partinë Socialiste.

 “Në 2015 është njohur me Eltjon Bregasin në fushatë elektorale dhe atë vit përfundoi njohja me të. Se c’ka bërë, se c’ka folur Bregasi, Marku nuk ka dijeni. Në 2013 ka filluar punën si punonjës i gardës në cilësinë e rojës së ish ministrit Tahiri dhe pastaj në kuadër të fushatës elektorale ka rastisur që është njohur me Eltjon Bregasin. Por nuk them që është marrë me fushatë elektorale Hekuran Marku. Në kuadër të asaj fushate për PS është njohur me Eltjon Bregasin dhe ka rezultuar që sipas akteve që paska referuar tek institucionet e drejtësisë, informacione që implikojnë Hekuran Markun, gjë të cilat i kundërshtoi me forcë në këtë seancë gjyqësore”, tha Prendi.

Për ish gardistin tjetër të ish ministrit Tahiri, Agustin Deda thotë se pritet të përfundojnë procedurat e ekstradimit dhe do të vijë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zani: 08/05/2022 11:24

    Ky Hekri ishte refugjat ne Gjermani dhe sapo fitoi PS zgjedhjet ne 2013 ka ardhur me porosi si truproje e Tahirit. Nuk eshte djale i keq, por perfshirja me llumin e Tahirit, e futi dhe ate ne vorbullen e droges. Dhe po i hyre asaj valleje e veshtire te dalesh. E mira do ishte qe Hekurani te fliste per te gjjtha aferat e trafikant Tahirit @co.

    Përgjigju
  • Paul: 08/05/2022 10:51

    E JAM DJALE I MIRE,,,,,NUK DI GJE,,,,I KA NE GJERMANI SE ME DHIMBTE BARKU...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim