Operacioni “Stuhia”, kur kroatët shkatërruan Republikën Serbe të Krajinës
Më 4 gusht mbushen plot 23 vjet nga operacioni “Stuhia” (Oluja) i Forcave të Armatosura Kroate për të kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.
Operacioni "Stuhia"
Ditën e premte më 3 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u është drejtuar me një letër të hapur qytetarëve serbë të Kosovës, përmes së cilës u ka garantuar përderisa ai të jetë në krye të shtetit të Serbisë, nuk do të lejojë dhunë të organizuar mbi serbët dhe shenjtërit e tyre, as përndjekjen e tyre.
“Sa të jem unë president serbët nuk kanë për të përjetuar një tjetër “Stuhia”.
Ka thënë Vuçiç
Por pse e ka kujtuar këtë operacion presidenti serb?
Më 4 gusht mbushen plot 23 vjet nga operacioni “Stuhia” (Oluja) i Forcave të Armatosura Kroate për të kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991. Serbët kishin deklaruar pavarësinë e tyre nga Kroacia, duke shpallur Republikën Serbe të Krajinës, e cila megjithatë kishte mbetur e panjohur ndërkombëtarisht.
Më 4 gusht të vitit 1995, sulmi ka nisur me 150 mijë trupa kroate, të cilat shpejt kanë thyer linjat e ushtrisë serbe në Krajinë, për të avancuar drejt Kninit. Në ditën e dytë të operacionit, forcat serbe janë shpërbërë dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së Jugosllavisë është tërhequr.
Forcat kroate kanë rikthyer rajonin për katër ditë, duke i dhënë fund operacionit më 8 gusht. Gjatë operacionit janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre në rajonet e Kroacisë. Ndaj në këtë pëvjetor të një nga ditët më të zeza të serbëve, Vucic u jep atyre garanci se nuk do u ndodh edhe ne Kosovë e njëjta gjë si në Kroaci.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë
20 Dhjetor, 13:04
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
Amnesty International: Serbia instaloi programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve e aktivistëve
16 Dhjetor, 09:32
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor, 08:57
-
Serbi/ Vuçiç: SHBA do t’i vendosë sanksione industrisë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse
14 Dhjetor, 07:17
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Zbulohen përsëri armë dhe uniforma ushtarake në veri të Kosovës, Sveçla: Uniforma britanike e amerikane, skenar ogurzi për të fajësuar dhe shtete të tjera! (VIDEO)
3 Dhjetor, 21:40
-
Shefja e diplomacisë së BE takon Kurtin e Vuçiç: Anëtarësimi në union arrihet vetëm duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit! Kryeministri i Kosovës: Serbia të dorëzojë Radoiçiç! Presidenti serb: Më kërkuan të sanksionoj Rusinë
3 Dhjetor, 17:53
Një nr i madh i serbve te kninit serbia i vendosi në veri të Kosovës !
Përgjigju