Operacioni “Tallava 2015’, në pranga tre persona për shfrytëzim prostitucioni

Tre persona përfunduan në prangat e Policisë së Tiranës këtë të hënë me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, në kuadër të operacionit "Tallava 2015".
Të ndaluarit janë shtetasti F. Xhemali, 26 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Ilir Peraj, 46 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë dhe Anila Morava, 43 vjeç, lindur në Berat dhe banuese në Tiranë, ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi me inicialet A.D., 16 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin dhe më pas shfrytëzonin për qëllime prostitucioni vajza në lokalin e Ilir Perajt në periferi të Tiranës.
Gjatë kontrollit të uniformave blu në këtë lokal, janë gjetur disa balerina të punësuara në mënyrë të paligjshme, si dhe e mitura me inicialet F.GJ., e shpallur në kërkim si person i larguar nga banesa që më datë 6 maj të këtij viti, dhe e shfrytëzuar për prostitucion në këtë lokal.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Tiranës me akuzën e "shfrytëzimit të prostitucionit dhe sigurimit të ambienteve dhe lokaleve për prostitucion" për shtetasin Ilir Peraj dhe me akuzën e "shfrytëzimit të prostitucionit" për dy shtetasit e tjerë. /atsh/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë