Shkodër, Kukës e Vlorë asgjësohen 6065 bimë kanabis! Në hetim 4 vëllezër, 2 kryepleq dhe 2 inspektorë pyjesh

Në Shkodër, Kukës dhe në Vlorë janë asgjësuar rreth 6065 bimë kanabis ditën e sotme.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në njësitë administrative Postribë dhe Toplanë në Shkodër.

Ndërkohë, ka nisur procedimi për 4 autorë të kultivimit të bimëve narkotike në Selenicë, konkretisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë pyjesh, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë kanë gjetur në fshatin Mazhar, 741 bimë narkotike në proces tharjeje. Policia ka identifikuar 4 shtetas (vëllezër), autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, dhe po punon për kapjen e tyre. Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për kryeplakun e fshatit Mazhar dhe për inspektorin e pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë gjetur në fshatin Zahrisht, 1570 bimë narkotike. Për këtë rast janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit dhe për inspektorin e pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Shërbimet e DVP Shkodër kanë gjetur në njësitë administrative Postribë dhe Toplanë, 3754 bimë narkotike. Nga hetimet e kryera janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi, shtetasit J. N., 31 vjeç, D. N., 27 vjeç, F. N., 37 vjeç dhe A. N., 39 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Mazhar.  Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryeplaku i fshatit, shtetasi Xh. S., 64 vjeç, banues në fshatin Mazhar, dhe inspektor i pyjeve, shtetasi A. A., 54 vjeç, banues në fshatin Dushtarak”. Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale", thuhet në njoftim.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion