Duke përfshirë edhe fitimin prej 33.5 milionë eurosh të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, korporatat e mëdha shtetërore të energjisë  OST, KESH dhe OSSHE akumuluan  një fitim neto në fund të 6mujorit të parë prej 46.8 milionë eurosh.

OSHEE ka publikuar rezultat financiare të gjashtëmujorit të parë ku shihet se fitimi neto i kompanisë ka arritur në 4,6 miliardë lekë ose mbi 33.5 milionë euro. Megjithë rezultatin pozitiv shihet se fitimet e këtij gjashtëmujorin janë 59 për qind më të ulta se një vit më parë ku rezultati financiar ishte 7.8 miliardë lekë. Për rrjedhojë OSHEE ka paguar tatim mbi fitimin në arkën e shtetit në vlerën e 816 milionë lekë.