Ndodh ajo që të gjithë i trembeshin, Alban Meha do të operohet duke humbur fillimin e kampionatit gjerman me Paderborn dhe dy ndeshjet e para që Shqipëria do të zhvillojë për kampionatin Europian të 2016.
Lajmi u konfirmua nga analizat e zhvilluara dje. Alban Meha do të duhet të operohet në ditët në vazhdim, pas dëmtimit në meniskun e gjurit të djathtë. Meha do të mungojë për 8 javë dhe do të mungojë në këtë mënyrë në ndeshjet kundër Portugalisë dhe Danimarkës.
Tashmë përpos problemeve në sulm, Gianni De Biasi do të ketë edhe një tjetër problem në mesin e fushës, pasi nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më të mirë që kombëtarja kuqezi ka aktualisht. Pas lajmit negativ Meha është shprehur i hidhëruar që do të mungojnë në kampionat dhe për ndeshjet që do të zhvillojë Shqipëria.
“Nuk ndihem mirë, pasi gjurin e ndjej në mënyrë të çuditshme dhe nuk mund të lëviz si normalisht. Operacioni është gjëja më e keqe që mund të më ndodhte në këtë moment të karrierës time. Isha në formë shumë të mirë dhe gati për edicionin e ri, por tashmë duhet të përballem me këtë situatë që do të më mbajë për shumë javë jashtë”, është shprehur Alban Meha.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com