Opinioni I GJND për Kosovën
i papërkthyer në shqip

Opinioni I GJND për Kosovën <br />i papërkthyer në shqip
 KOSOVE- Opinioni Këshilldhënës I Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë që dy vjet më pare ligjëroi pavarësinë e Kosovës nuk është I përkthyer ende në gjuhën shqipe.  “Koha Ditore” në Kosovë shkruan sot se  44 faqet e këtij dokumenti ku ligjërohet pavarësia e Kosovës kuptohen vetëm për ata që njohin gjuhën angleze dhe frënge të cilat njihen si gjuhë zyrtare e GJND.

Në Kosovë opinioni I GJND I shpallur në 22 korrik të 2010 në Hagë  klasifikohet si dokumenti më I rëndësishëm historic pas Deklaratës së Pavarësisë miratuar në Kuvendin e Kosovës në 17 Shkurt të 2008.

As institucionet zyrtare në Kosovë nuk kanë bërë ndonjë tentativë për përkthim të dokumentit.

“Ne kemi dashur ta përkthenim këtë dokument, por më pas e kemi kuptuar se nuk mund ta nxjerrim si dokument zyrtar, për faktin se Qeveria nuk ka bërë marrëveshje me GjND-në për ta përkthyer në gjuhët zyrtare të Kosovës”, është shprehur një nga zyrtarët e lartë në Kosovë. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga