Ditën e sotme në Kuvend u votua me kartonat e mazhorancës socialiste kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, anëtari i PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, është ‘përplasur’ me juristen Alesia Balliu, për çështjen ‘Balluku’.

Balliu tha se SPAK po e nxjerr ‘zbuluar’ Ballukun me akuzat e ngritura ndaj saj, ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i Muharremit, i cili tha se opozita do që ta fusë Belindën në burg, pasi ka frikë të përballet në zgjedhje.

Muharremi ‘këshilloi’ Balliun që të shikonte Sali Berishën, ndaj të cilit sipas tij ka prova të shumta nga ana e SPAK dhe ende vijon të jetë i lirë.

Alfred Muharremi: Ne sot funksionin e Ballukut e kemi vetëm si deputete. Nuk është më ministre, ça do prishi Belinda si deputete. Se duan këta ta fusin në burg, po jo more zotëri, sepse ajo është prezumimi i pafajësisë për çdo individ. Këta më parë nuk të linin as të vuaje dënimin, këta të vrisnin. Këta opozita sot, klasa e vjetër e politikës. Pse nuk e votuan atëherë heqjen e imunitetit të Berishës. Pse e votuan kundër atëherë për Berishën heqjen e imunitetit. Kur ai është non grata nga 2 shtete dhe ka minuar demokracinë.

Alesia Balliu: Ore gjyqin Ballukut nuk po ja bëj unë, por SPAK. Ju nuk jeni socialistë, por specialistë për të ndryshuar edhe SMS-të e ambasadave. Ore unë e kuptoj që e ke të vështirë të flasësh për Ballukun sot, sepse nuk ke argument për të folur.

Alfred Muharremi: Sot sekretari i parë i Partisë Komuniste që është Sali Berisha, ka të njëjtën kulturë që njerëzit të vriten në shesh padrejtësisht. Unë Belën e dua.

Alesia Balliu: O zotëri nuk është pyetja te Berisha, por te Balluku. Li drejtësinë që të bëj punën, pse duhet të bëhet palë me pushtetin politik. Pa shapka po e nxjerr edhe SPAK Belinda Ballukun.