Opinioni i Venecias, Gjykata Kushtetuese: Në 2 nëntor seanca për Zgjedhjet e 30 qershorit

Opinioni i Venecias, Gjykata Kushtetuese: Në 2 nëntor seanca për Zgjedhjet e 30 qershorit

Pas Opinionit të Venecias, Gjykata Kushtetuese ka vendosir që në 2 nëntor të zhvillohet seanca për Zgjedhjet e 30 qershorit 

"Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim çështja nr. 7 (S) 2019 e Regjistrit Themeltar me kërkuese Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, subjekte të interesuara, Presidentin e Republikës, Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, Avokatin e Popullit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partinë Bindja Demokratike dhe me objekt:

“1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.”.

Si është njoftuar më parë, në seancën plenare publike të datës 23.06.2021, Gjykata, në bazë të nenit 44/b të ligjit nr. 8577/2000, ka vendosur të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë amicus curia nga Komisioni i Venecies.

Në datën 18.10.2021, ora 15:54, në rrugë elektronike, Komisioni i Venecies i ka dërguar Gjykatës Opinionin amicus curiae “Mbi kompetencën e Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të zhvilluara në datën 30 qershor 2019” (në gjuhën angleze dhe franceze), i miratuar në Sesionin e 128-të të tij, datë 15-16 tetor 2021 (Dokumenti CDL-AD(2021)026).

Për sa më sipër, Gjykata e mbledhur menjëherë vlerësoi se duhet të rihapet seanca plenare publike, pasi me ardhjen e Opinionit amicus curiae ka rënë shkaku i masës së pezullimit të shqyrtimit të çështjes.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese,

V E N D O S I:

- Konstatimin e rënies së shkakut të masës së pezullimit të çështjes nr. 7 (S) 2019 të Regjistrit Themeltar.

- Rihapjen e seancës plenare dhe caktimin e saj në datën 02.11.2021, ora 10:00.

- Njoftimin e pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues për datën e zhvillimit të seancës plenare.

- Dërgimin menjëherë të një kopjeje të opinionit zyrtar amicus curia pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues", njofton Kushtetuesja. 
 


Lajmi kryesor:

Fati i vendoreve të 30 qershorit 2019/ 'Venecia' jep opinionin final: Shtyrja e zgjedhjeve nga Meta ishte antikushtetuese, Kushtetuesja nuk e shqyrton dot vlefshmërinë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025