Venecia për Kodin Zgjedhor, Balla: Komisioni është i kthjellët! Opozita përhap tym
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla
Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilat drejtohen 4 rekomandime të autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit.
Në reagimin e tij Balla thotë se Komisioni i Venecias është i kthjellet, ndërsa nënvizoi faktin se maxhoranca nuk do bëjë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit. Ndërkaq kreu i grupit të PS iu kundërpërgjigj opozitës që shpërndan të dhënat nga teksti konfidencial i Venecias, ndërsa shton se ato përhapën tym.
"Është për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve të saj besnike, shpërndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias! Jo vetëm kaq por edhe perhap tym përmes tyre. Venecia është e kthjellet dhe ne nuk do të bëjmë asnjë koment në respekt të rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnjë besimplotë që kthjelltësia e Venecias do të garantoje që e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes", tha Rama.
Në rekomandimin numër 2 të opinionit të Venecias, kërkohet të "shmanget çdo amendim i ri të Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare" dhe veçanërisht "kufizimet kushtetuese nuk duhet të ndryshojnë". Praktikisht me këtë rekomandim, Komisioni i Venecias hedh poshtë pretendimet nga Presidenti Meta dhe nga opozita e bashkuar me ne krye Lulzim Bashen për të ndryshuar edhe njëherë modifikimet në kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor të votuara tashmë nga parlamenti.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 5 tetor ndryshimet në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 abstenim.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.3%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
75.5%
Vota total: 163
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën
24 Janar, 15:02
-
Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars
24 Janar, 10:00
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
Diaspora/ PD ‘kushtëzon’ votën për ndryshimet në kod: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja
23 Janar, 15:10
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Vota e Diasporës, Balla: Mbi 50 mijë aplikime, ka një numër të lartë gabimesh, ja si të shmangni gjatë regjistrimit
22 Janar, 11:09
-
Vrasjet e 21 Janarit/ Taulant Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë, Ne presim drejtësi
21 Janar, 12:07
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Nesër 14-vjetori i krimit shtetëror, Balla kërkon drejtësi për 21 Janarin: Berisha, urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard, e pranoi edhe vetë! (VIDEO)
20 Janar, 16:28
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01