Opinioni i 'Venecias' rrëzon kërkesat e Metës dhe Bashës: Para 25 prillit mos ndryshoni më as Kodin Zgjedhor, as Kushtetutën. Ky parlament legjitim

Zbardhet opinioni i 'Venecias' për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Komisioni ka konstatuar se ndryshimet nuk prekin standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. Në draftin paraprak të ardhur pas kërkesës së paraqitur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, Komisioni i Venecias bashkë me ODIHR iu drejton 4 rekomandime autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit. Në rekomandimin numër 2 kërkohet të "shmanget çdo amendim i ri të Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare" dhe veçanërisht "kufizimet kushtetuese nuk duhet të ndryshojnë". Praktikisht me këtë rekomandim, Komisioni i Venecias hedh poshtë pretendimet nga Presidenti Meta dhe nga opozita e bashkuar me ne krye Lulzim Bashen për të ndryshuar edhe njëherë modifikimet në kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor të votuara tashmë nga parlamenti. 

Rekomandimet përpara zgjedhjeve të prillit
a)Të gjitha autorietet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë më të mirën për të zbatuar kodin elektoral në kohë.

b)Të shmangin amendamente të mëtejshme në legjislacionin elektoral përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare; në veçanti kufijtë e zonave elektorale nuk duhet të ndryshojnë

c)Liderët e partive politike të përmbahen nga kandidimi në më shumë se 1 zonë zgjedhore

d)Të qartësojnë impaktin e amendamenteve në lidhje me koalicionet për nenin 96 të Kushtetutës në caktimin e Kryeministrit

Rekomandimet përpara zgjedhjeve të prillit

 

Edhe rekomandimi i katërt ka shumë rëndësi pasi neni 96 i Kushtetutës nuk qartëson aktualisht nëse mandati për të krijuar qeverinë e re duhet t'i jepet nga Presidenti i Republikës partisë më të votuar apo koalicionit të partive, dhe ky problem interpretues mund të lindë pikërisht pas zgjedhjeve të 25 prillit nëse asnjë forcë politike nuk do të mundë të mblidhte e vetme të paktën 71 mandate. Komisioni megjithate nuk qarteson mire kujt i takon ky "qartesim".

Në faqet e raportit paraprak Komisioni i Venecias kritikon procedurën e përshpejtuar me të cilën Parlamenti dhe në mënyrë të veçantë shumica, ka vepruar me ndryshimet kushtetuese që mes të tjerash kanë eliminuar koalicionet paraprake. Sipas Venecias, ishte i nevojshëm një konsultim më i madh me grupet interesit dhe palët sociale, sidomos sepse ndryshime të tilla u bënë vetëm 9 muaj nga zgjedhjet. Megjithatë Komisioni pranon se nuk ekziston një standard ndërkombëtar që të caktojë kohën e modifikimeve të tilla dhe shton se "ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa të ndikojë të rezultatin zgjedhor". Po sipas Venecias, ndryshimet ne Kod "nuk kërkojnë domosdoshmërisht konsensusin e të gjitha palëve, sidomos të partive që nuk përfaqësëohen në Kuvend apo janë larguar vetë".

Komisioni i Venecias nuk konsideron të kompetencës së vet të gjykojë se këto ndryshime janë apo jo kushtetuese, por kërkon që ky gjykim i takon ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese sapo të plotësohet. 

Në pikën 12, Komisioni i Venecias hedh poshtë një tjetër "pikë të fortë" të argumenteve të Presidentit Meta dhe të opozitës jashtëparlamentare mbi ligjshmërinë e Parlamentit aktual. Sipas Komisionit të Venecias Parlamenti aktual është legjitim pasi respekton të gjitha kuorumet e përcaktuara nga Kushtetuta. 

Në raportin paraprak të Komisionit të Venecias, që para se të aprovohet përfundimisht, pret edhe mendimin e palës shqiptare, përmendet gjithmonë opinioni i OSBE-ODIHR si pjesë e vlerësimit bashkë me juristët kushtetues të Komisionit. 

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 5 tetor ndryshimet në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 abstenim. Këto ndryshime erdhën si pasojë e hapjes së listave dhe ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 30 korrik.  Në ndryshimet në Kodin Zgjedhor përcaktohet se pragu kombëtar do të jetë 1 %, do të ketë  ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht dhe se për të kaluar pragun e listës, kandidatëve u vendoset prag tavan 10 mijë vota si dhe heqja e koalicioneve të përbëra dhe kandidimi me listë unike.

Po me 97 vota Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta i cili ktheu në Kuvend  ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pastaj, me kërkesën e kreut të PD-së, Ilir Meta e ka dërguar Kodin Zgjedhor për opinion në Komisionin e Venecias. Kryeministri Rama e akuzoi presidentin se u përpoq të sabotonte zgjedhjet duke e çuar kodin në Komisionin e Venecias.

Ekspertët e Komisionit të Venecias zhvilluan para pak ditësh zhvilluan misionin faktmbledhës me institucionet shtetërore dhe partitë politikeNë pamundësi për shkak të pandemisë për të zhvilluar në Tiranë takime me grupet e interesit, ekspertët e Venecias kanë nisur nga kjo e hënë konsultimet online.

( Kliko këtu ) Për të lexuar opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet Kushtetuese dhe Kodin Zgjedhor

( Kliko këtu ) Për të lexuar opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet Kushtetuese dhe Kodin Zgjedhor në gjuhën shqipe

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • franc: 02/12/2020 20:27

    nga pikepamja juridike ska asnje problem se gjithcka eshte ne rregull, diskutimi eshte bere nga pikepamja politike nese ndryshimet jane politikisht korrekte. ky ka qene diskutimi. keshtu qe nuk ka se ca te thote venecia vecse kur ta gjykoje gjykata kushtetuese.

    Përgjigju
  • Qani: 02/12/2020 19:57

    Venecia e tha fjalen. Edhe sikur Rama dhe banda e tij te donte te zhbente pacavuret qe miratuan, tani se bejne dot. Se si le Venecia???!!! Cfare monstrash qe jane per baba Fetah. Si nuk u gjend nje zgjidhje e ti zbonim keto hajdute imorale si majtas e djathtas.

    Përgjigju
  • eltin: 02/12/2020 19:54

    ajo qe me pelqen me shume ne kete mesele eshte qe rama mori nje vendim si cdo vend sovran dhe nuk pyeti per europianet hic do isha kenaque njesoj po ta kish bere edhe basha apo kushdoqofte,edhe po te thonin qe beri gabim te pakten te fillojme te vendosim per veten,se ngelem sa ne strasburg sa ne hage ,sa ne venecia e sa ne berlin apo washington .....gjithe jeten keta legena lugjshmerine e kane kerkuar te bota dhe jo tek ligjet shqiotare ,a thua se merkel do pyeste ndonjehere venecian per ceshtje te brendshme te gjermanise ,as maqedonia e mali i zi qe jane nje mut si ne se kane bere kete idiotesi ...

    Përgjigju
  • Bobi: 02/12/2020 19:25

    Bobobo. Do behet mbledhja e radhes te gjiri lalzit. Salehu do japi leksione si ta marin detin ne kembe tani. Ec aty Sale, se u bone per hekra tani.

    Përgjigju
  • LORA: 02/12/2020 18:32

    Lajm i bukur.

    Përgjigju
  • ymeri: 02/12/2020 18:19

    JA NJE MUT TE MADH O ILIR META O HALEJA E SHQIPERISE,,,BASHKE ME ATE PROSTITUTEN E SALIUT....///

    Përgjigju
  • Kacidhe: 02/12/2020 17:41

    Mbetet qe Meta e Basha te hane nje mu... te madh tani.... ju befte mire....

    Përgjigju
    • Haha: 02/12/2020 18:15

      Te jeta sa torta e pavaresise mu...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

TRING NË FESTË MAGJI NË TË GJITHA KANALET

TRING NË FESTË MAGJI NË TË GJITHA KANALET