Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar 5 minuta pushim pasi deputetët e PD-së me në krye Sali Berishën, bllokuan përsëri foltoren. Nëse opozita vijon të krijojë trazira, do të kalohet direkt në votim
“PD në këto 35 vite ka meritë në momente historike të rrugës evropiane por dhe gjatë pavarësisë së Kosovës. Këtë nuk mund ta mohoj është fatkeqësi që PD gjendet në këtë situatë dhe nuk di të ndajë interesin kombëtar me atë personal. Kërkoj 5 minuta pushim për të reflektuar, do të kalojmë në votim”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Kuvend/ ‘Dorëzoni Ballukun’, PD bllokon foltoren sapo i ndërpritet fjala Berishës! Balla: I shërbeni Serbisë! Pas protestës së dhunshme, PS iu kujton vrasjet e 21 janarit












